Bota

Dita e tretë e luftës në Ukrainë,cilat janë ngjarjet më të rëndësishme në 24 orët e fundit

26 Shkurt 2022, 21:00 Nga DOSJA
Dita e tretë e luftës në Ukrainë,cilat janë ngjarjet

UKRAINË – Më poshtë renditen ngjarjet më të rëndësishme të ditës së sotme lidhur me luftën Ukrainë-Rusi:

1) Trupat ruse po avancojnë drejt Kievit pas një nate të gjatë shpërthihem dhe luftimesh nëpër rrugë.

2) Numri i viktimave ukrainase nga pushtimi rus është 198 persona, sipas Ministrisë së Shëndetësisë. Mes tyre janë 3 fëmijë. Janë plagosur 1115 qytetarë ukrainas duke përfshirë 33 fëmijë,

3) Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski tha se vendi i tij do të triumfojë ndaj Rusisë. Ai këmbënguli se forcat ukrainase e kontrollojnë ende Kievin dhe zonat strategjike.

4) SHBA, BE dhe Kanada pranuar përjashtimin e bankave ruse nga sistemi ndërkombëtar financiar SWIFT. Gjithashtu, u vendos që të ngrijnë dhe asetet e Bankës Qendrore të Rusisë.

5) Gjermania dërgoi 500 bazuka në Ukrainë.

6) 50% e forcave ruse të urdhëruara për pushtimin e Ukrainës ndodhen në këtë vend. Përparimi i tyre është i ngadaltë, tha një zyrtar i Departamentit Amerikan të Mbrojtjes. Ai theksoi se ushtria ruse nuk ka marrë asnjë qytet ukrainas nën kontroll.

7) Ish-presidenti rus Dmitri Medvedev tha se Moska mund të ndërpresë marrëdhëniet diplomatike me të gjitha vendet e Perëndimit.

8) Një raketë ruse goditi sot një pallat në qendër të Kievit. Pamjet u publikuan nga presidenti ukrainas Zelenski.

9) Enti rregullator i komunikimit në Rusi urdhëroi mediat e pavarura që të mos raportojnë luftën në Ukrainë si “pushtim, sulm ose deklaratë lufte”. Në rast të kundërt, do të ketë penalizime.

10) Kombet e Bashkuara raportuan se rreth 120 mijë ukrainas janë larguar nga vendi i tyre. OKB shtoi se numri mund të shumëfishohet në 4 milionë nëse gjendja në vend përkeqësohet.

11) Presidenti amerikan Joe Biden miratoi paketën ushtarake prej 350 milionë dollarësh për Ukrainën.

12) Presidenti rus Vladimir Putin i kërkoi ushtrisë ukrainase që të rrëzojë lidershipin e saj duke e konsideruar si grup drogmenësh dhe neo-nazistësh që ka marrë peng popullin e Ukrainës.

13) Këshilli i Sigurimit në Kombet e Bashkuara votoi në shumicë për rezolutën që dënon Rusinë për sulmin në Ukrainë. 11 vende, mes tyre dhe Shqipëria votuan pro, abstenuan 3 (Kina, India dhe Emiratet e Bashkuara Arabe), ndërsa kundër votoi Rusia.

14) Këshilli i Europës përjashtoi Rusinë. 47 vendet anëtare deklaruan se ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

LAJMI KRYESOR: Dita e tretë e luftës! Rëndohet BILANCI në Ukrainë, mbi 200 të vrarë, Zelensky: Kemi Kievin

Burimi: The Guardian

(d.v/dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll