Bota

Goditen bankat ruse, Perëndimi në unison: Do t’i përjashtojmë nga SWIFT-i

26 Shkurt 2022, 22:33 Nga DOSJA
Goditen bankat ruse, Perëndimi në unison: Do t’i

UKRAINË – SHBA së bashku me aleatët e saj Bashkimin Europian dhe Kanadanë vendosën sot që të përjashtojnë bankat ruse nga sistemi ndërkombëtar i transferimit të parave SWIFT. Në një deklaratë të përbashkët bëhet me dije gjithashtu se dhe Banka Qendrore e Rusisë do të përsojë masa kufizuese duke iu bllokuar të gjitha asetet. Ky vendim do të hyjë në fuqi në ditët e ardhshme.

“Përderisa forcat ruse po sulmojnë Kievin dhe qytetet e tjera ukrainase, jemi të vendosur që të vazhdojmë me çdo kusht me sanksionet ndaj Rusisë për ta izoluar më shumë nga sistemi financiar ndërkombëtar dhe ekonomitë tona. Bankat ruse do të shkëputen nga sistemi financiar ndërkombëtar dhe do të pësojnë dëme në aktivitetin e tyre. Jemi të vendosur gjithashtu për të vendosur kufizime që do të bllokojnë Bankën Qendrore të Rusisë për të transferuar ose hapur rezervat e saj ndërkombëtare”, thuhet në qëndrimin e përbashkët të Perëndimit

Më herët, presidenti ukrainas Volodimir Zelenski tha se ka një unitet të Perëndimit për të përjashtuar Rusinë nga sistemi financiar SWIFT.

LAJMI KRYESOR: Dita e tretë e luftës! Rëndohet BILANCI në Ukrainë, mbi 200 të vrarë, Zelensky: Kemi Kievin

Burimi: BBC

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll