Bota

KE përjashtoi Rusinë, Moska: Pa ne humbasin vlerat e Pan-Europianizmit

27 Shkurt 2022, 00:14 Nga DOSJA
KE përjashtoi Rusinë, Moska: Pa ne humbasin vlerat e Pan-Europianizmit

MOSKË – Rusia reagoi pas vendimit të Këshillit të Europës për përjashtimin e saj pas nisjes së luftës në Ukrainë. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Maria Zakharova e konsideroi këtë vendim si standart i dyfishtë politik të KE-së dhe akuzoi vendet që iniciuan procedurën e përjashtimit të Rusisë si fajtore. Sipas zyrtares ruse, KE konsiderohet si organ që ka humbur pavarësinë dhe se pa Rusinë, Këshilli i Europës humbet vlerat e Pan-Europianizmit.

“Përgjegjësia për këtë shkatërrim të hapësirës së ligjore dhe njerëzore në kontinentin e Europës bie mbi ato vende që nisën procedurën e përjashtimit të Rusisë. Pa Rusinë, Këshilli i Europës nuk do të ketë identetin Pan-Europian dhe as arsyen për të ekzistuar. Kjo lëvizje tregon një tjetër provë se Këshilli i Europës ka humbur pavarësinë e tij dhe është kthyer në instrument të bindur. Po veprohet me standarte të dyfishta”, thotë zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova.

Rusia po penalizohet nga shumë organizma ndërkombëtarë pasi ka nisur sulmin në Ukrainë prej 3 ditësh.

LAJMI KRYESOR: Dita e tretë e luftës! Rëndohet BILANCI në Ukrainë, mbi 200 të vrarë, Zelensky: Kemi Kievin

Burimi: Russia Today 

(d.v/dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll