Bota

Akuzat për vrasje të civilëve,kryeministri ukrainas: Rusinë do ta dërgojmë në gjyq ushtarak

26 Shkurt 2022, 22:00 Nga DOSJA
Akuzat për vrasje të civilëve,kryeministri ukrainas: Rusinë

UKRAINË – Kryeministri ukrainas Denis Shmihal këmbëngul që komanda ushtarake ruse të dërgohet në gjyq ushtarak për krime lufte në Ukrainë. Në një deklaratë të fundit, ai tha se Moska duhet të ndëshkohet për vrasjet e fëmijëve dhe civilëve të pafajshëm. Gjithashtu, Shmihal bëri me dije se qeveria ruse duhet ta kuptojë se nuk po lufton vetëm kundër qeverisë ukrainase, por dhe kundër popullit të Ukrainës.

“Për këto krime, komanda ruse do të përballet me gjyq ushtarak. Armiku duhet të ndëshkohet për vrasjen e fëmijëve ukrainas. Ukraina nuk do t’i falë ata për këtë gjë. Qeveria ruse duhet ta kuptojë se nuk po lufton vetëm ndaj qeverisë tonë, por dhe kundër popullit ukrainas”, tha shefi i qeverisë ukrainasë.

Ukrainas akuzoi sot Rusinë se po godet qëllimisht qytetarë dhe objekte civile duke nënvizuar se janë vrarë fëmijë dhe janë shkatërruar kopshe e banesa nga bombardimet ruse.

LAJMI KRYESOR: Dita e tretë e luftës! Rëndohet BILANCI në Ukrainë, mbi 200 të vrarë, Zelensky: Kemi Kievin

Burimi: CNN

(d.v/dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll