Art&Argëtim

Post “BBV”/ Historia e tradhëtisë-DEBAT mes Ilirit dhe Einxhelit, balerini: Kur erdhi vajza

26 Shkurt 2022, 09:37 Nga DOSJA
Post “BBV”/ Historia e tradhëtisë-DEBAT mes Ilirit dhe

TIRANË-  Fituesi i “Big Brother VIP”, Ilir Shaqiri ka debatuar dje në serinë e dytë të Post “BBV” me moderatoren Einxhel Shkira për faktin se kjo e fundit përmendi historinë e tradhëtisë së tij, që zbuloi brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Për këtë ata dje diskutuan, Einxhel tregoi se Iliri ishte ai që fliste dhe komentonte afrimitetin e saj me DJ Dagzin, ndaj dhe ajo zgjodhi që të analizonte deklaratat e tij brenda shtëpisë. Einxhel i thotë se pas daljes së saj nga shtëpia e “BBV” i ka kërkuar falje vajzës së Ilirit, Emily Shaqirit.

PJESË NGA DEBATI:

Einxhel: Vetë Iliri kur e kemi diskutuar para disa ditësh ishte të mos e thoshte atë gjë. Kam thënë që ajo që Iliri thotë për kapjen e dorës me Dagzin është për lojë, është si të them unë që historinë e tha për lojë.

Ilir: Gjendja emocionale e 2 javëve të para ishte e rëndë dhe sa e kam ndjerë ato 2 javë mungesën e vajzës dhe Emanuelës… Kur futesh në një tunel bisede dhe gjendje shpirtërore që vetëm me Arjolën i kam ndjerë. Për debatin me Einxhel kemi diskutuar falë gjestit që bëri kur erdhi vajza ime.

Einxhel: I kërkova falje Emilyt.

Ilir: Nuk i kam thënë asgjë dhe kur ka dalë i thashë diçka në vesh.

Gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother VIP”, Iliri i tregoi mikes së tij, aktores Arjola Demiri se kishte tradhëtuar të shoqen, duke krijuar një lidhje jashtëmartesore. Por më pas ishte penduar dhe ishte kthyer në familje, deklaratë kjo që shkaktoi shumë bujë. 

(d.d/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz einxhel shkira emanuela morini emily shaqiri ilir shaqiri post big brother vip einxhel shkira emanuela morini emily shaqiri ilir shaqiri post big brother vip

Sondazh

Poll