Art&Argëtim

POSTIMI- “Humbjen e kam prej teje”, Trixa mohon gjithçka: Ishte montazh!

25 Shkurt 2022, 20:13 Nga DOSJA
POSTIMI- “Humbjen e kam prej teje”, Trixa mohon gjithçka:

TIRANË– Këngëtarja Beatrix Ramosaj e cila ishte edhe pjesë e Big Brother VIP ka mohuar të ketë postuar foton që u bë lajm vetëm pak orë më parë ku deklarohej ndarja e saj nga aktori Donald Veshaj.

Në një postim në Instagram, Trixa shkruan se nuk ka qenë ajo që e ka postuar foton ku ishte shkruar gjithashtu se Veshaj ia kishte lënë asaj përgjegjësinë e humbjes së spektaklit BBV përballë balerinit Ilir Shaqiri. Sipas këngëtares, bëhet fjalë për një foto-montazh.

Qarkullon një story foto montazh me emrin tim në rrjetet sociale të cilën e përgënjeshtroj absolutisht. Nga Instagrami im nuk është postuar ajo story,”- shkruan Ramosaj në postim.

Çfarë ndodhi më herët?

Foto-mesazhi ishte publikuar nga faqja e Instagramit “Vipat e Bllokut” që pretendonin se bëhet fjalë për një postim të këngëtares që më pas e kishte pasi ishte penduar. Aty sqarohej se Trixa ishte ndarë nga Donaldi pasi ky i fundit i kishte faturuar humbjen dhe gjithashtu flitej për një tjetër anë të aktorit, ndryshe nga ajo që ishte parë nga fansat brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.  

(F.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz beatrix ramosaj big brother vip donald veshaj ilir shaqiri beatrix ramosaj big brother vip donald veshaj ilir shaqiri

Sondazh

Poll