Art&Argëtim

FOTOT: Të gjithë sytë tek Presidenti Zelensky, por kush është Zonja e Parë e Ukrainës

26 Shkurt 2022, 15:45 Nga DOSJA
FOTOT: Të gjithë sytë tek Presidenti Zelensky, por kush

KIEV– Sytë e gjithë botës janë mbi Ukrainën këto ditë, e cila po përballet me sulmin nga Rusia, ndërsa presidentit Volodymyr Zelensky ka fituar zemrat e të gjithëve me këmbënguljen për të mbrojtur vendin e tij. Por mediat ndërkombëtare nuk kanë lënë në hije edhe gruan e tij, Olena Zelensky, që është një personazh me shumë ndikim në Ukrainë dhe që mendohet se është “truri” pas suksesit të bashkëshortit të saj në karrierën e tij si aktor humori dhe më pas në krye të shtetit në Ukrainë.

Çfarë dimë për Olena Zelensky?

Në fakt, nuk dimë shumë – ajo gjithmonë ka preferuar të qëndrojë nën hijen e bashkëshortit të saj të famshëm. Olena Zelenska ka lindur në Kryvyi Rih më 16 shkurt 1978. Ajo dhe burri i saj i ardhshëm shkonin në të njëjtën shkollë, por nuk ishin njohur. Zelensky një herë tha, ai njihte shumë nga shokët e saj të klasës, por ai s’kishte dëgjuar gjë për Olenën. Ata u njohën shumë më vonë. Marrëdhëniet midis çiftit u zhvilluan gradualisht – ata ishin në lidhje për 8 vjet para se të martoheshin në 2003. Aleksandra, vajza e tyre, lindi më 15 korrik 2004. Zelensky lindi djalin e tyre Kyrylo më 21 janar 2013.

Olena pothuajse nuk punoi kurrë në profesionin e saj si arkitekte, pasi gjithë kohës shkruante skenare për Kvartal 95 Studio. Në rininë e saj, ajo shpesh shoqëronte Zelensky në shfaqje dhe prova, më pas duke ndihmuar gradualisht në përgatitjen e akteve dhe më pas u bë autore e shumë programeve. Por duket se nuk ka qenë aq suportive në karrierën e bashkëshortit në politike

“Kam qenë sinqerisht dhe në mënyrë agresive kundër fillimit të këtij projekti. Sepse është një projekt shumë i vështirë, madje jo një projekt por një drejtim tjetër në jetë,”- thoshte ajo në intervistat e kohës.

Sidoqoftë, Volodymyr, sipas saj, është një person shumë i vetë-motivuar dhe është e kotë t’i rezistosh vendimit të tij. Prandaj, Olena jo vetëm që hoqi dorë nga vendimi për t’i ndryshuar mendjen, por mbaje e mbështeti fuqimisht bashkëshortin e saj. Më 20 maj 2019, Zelensky u betua si zonja e parë e Ukrainës. Ajo u shfaq në kopertinën e numrit të dhjetorit të Vogue Ukraine më 18 nëntor. E rradhitur si një nga gratë me më shumë ndikim në Ukrainë, ajo nisi menjëherë fushatat e saj sociale. Megjithatë pas problemeve që pati me shëndetin shfaqet gjithmonë e më rrallë në publik.

Më 12 qershor 2020, Zelenska njoftoi se kishte rezultuar pozitive për COVID-19. Katër ditë më vonë, ajo u shtrua në spital me infeksionin COVID-19 që u përshkrua si “ashpërsi e moderuar” por që nuk kishte nevojë për ventilim mekanik. Zelensky doli nga spitali, gati një muaj më vonë më 3 korrik 2020 me trajtim të vazhdueshëm në shtëpi për pneumoni dypalëshe. Që në atë kohë daljet e saj për mediat kanë qenë edhe më të rralla, duke u kujdesur më shumë për shëndetin dhe familjen e saj. Ndërsa tani nuk dihet se ku është bashkë me fëmijët e saj, teksa bashkëshorti qëndron në Kiev për të mbrojtur kryeqytetin nga rusët.

Marrë nga 112.international

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz lufta ukraine-rusi olena zelensky rusi ukraine volodymyr zelensky lufta ukraine-rusi olena zelensky rusi ukraine volodymyr zelensky

Sondazh

Poll