Art&Argëtim

“Ç’femër je ti që ofendon?”/ Plas mes Arjolës dhe Antonelës, aktorja: Urime për Sanremo-n

26 Shkurt 2022, 09:46 Nga DOSJA
“Ç’femër je ti që ofendon?”/ Plas mes

TIRANË– Në puntatën e dytë të post “Big Brother VIP” vëmendjen e kanë marrë dhe një herë debate mes ish-dy konkurrentëve të Antonela Berishës dhe Arjola Demirit, pasi mes të dyjave nuk kanë munguar ironitë, kunjat dhe thumbat për njëra-tjetrën. Arjola Demiri nuk u kursye duke ironizuar edhe për të ashtuquajturën, pjesëmarrje të saj në Sanremo-n. Ndërsa Antonela i është drejtuar Arjolës që i ka mbetur vetëm Portokallia, por edhe kjo e fundit nuk ia ka kursyer përgjigjen.

 

 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

PJESË NGA SHERRI MES TYRE:

Arjola: Urime për Sanremo-n. Shumë urime për Sanremo-n e dashur.

Antonela: Arritsh atje ku kam arritur unë. Faleminderit. Vazhdo se të humbi filli. Të ka mbetur veç Portokallia.

Arjola: Ti këtu fole në emër të publikut, publiku nuk i kishte parë këto gjëra. Je shumë rëndë Antonela, por nuk mund të ngrihesh me këto gjëra.

Antonela: Faleminderit Arjola. E shikon çfarë femre je ti që ofendon një femër tjetër.

Arjola: Nuk është e rëndësishme të jesh femër për ty. Loja ime dhe vetvetja ime më ka çuar afër finales. Ti gjithmonë ke një gjë që sa herë del përballë meje thua: ‘të shoh të acaruar, nuk të shoh mirë’. Është mënyra e të qenurit Arjola. Unë i kam të gjitha në rregull. Çdo gjë me mua shkon në perfeksion: karriera, ‘Big Brother’-i, opinioni publik. Të gjitha! Unë jam super në rregull, familjen e kam super në rregull.

 

 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

(d.v.dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz antonela berisha arjola demiri big brother vip antonela berisha arjola demiri big brother vip

Sondazh

Poll