Art&Argëtim

FOTOJA- Reagimet pas ndarjes, Donald Veshaj i ‘bllokon’ çdo rrugë Trixës

25 Shkurt 2022, 20:50 Nga DOSJA
FOTOJA- Reagimet pas ndarjes, Donald Veshaj i ‘bllokon’ çdo

TIRANË– Aktori Donald Veshaj ka vendosur që të heqë nga rrjetet sociale këngëtaren Beatrix Ramosaj. Nga një vëzhgim i Dosja.al është vënë re se mes personave që ndjek Veshaj nuk rezulton të jetë Trixa, e cila pavarësisht se e kishte hequr aktorin më herët, ndiqej ende prej tij.

Ky veprim i Donaldit ka ardhur pas reagimeve të njëpasnjëshme të këngëtares pas ndarjes së tyre. Fillimisht në një foto-mesazh të publikuar nga faqja e Instagramit “Vipat e Bllokut” që pretendonin se bëhet fjalë për një postim të këngëtares që më pas e kishte pasi ishte penduar, sqarohej se Trixa ishte ndarë nga Donaldi pasi ky i fundit i kishte faturuar humbjen.

Gjithashtu flitej për një tjetër anë të aktorit, ndryshe nga ajo që ishte parë nga fansat brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.   Në një tjetër postim, Ramosaj mohoi ta kishte bërë një gjë të tillë duke e konsideruar montazh, por tashmë Donaldi e ka hequr dhe nga Instagram, duke ia mbyllur rrugët e komunikimit.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz beatrix ramosaj donald veshaj beatrix ramosaj donald veshaj

Sondazh

Poll