Art&Argëtim

VD-Basha bëhet lëmsh! Harron emrin: Futuni në “Tok-Tok”

26 Shkurt 2022, 13:11 Nga DOSJA
VD-Basha bëhet lëmsh! Harron emrin: Futuni në

DURRËS– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nuk i ndahet nga kryeministrit Edi Rama lidhur me inceneratorët. Në një takim elektral në Durrës, Basha u kërkoi qytetarëve që të konfirmojnë qëndrimin e Ramës në rrjete sociale, por në fakt është bërë lëmsh me emrat e tyre.

“Futuni pak në Youtube, apo në Tok-tok, apo ku dëshironi të futeni,”-tha Basha, ende i paqartë se aplikacioni që po bën namin në rrjet quhet në fakt “Tik Tok”. Ndërkohë që askush nga të pranishmit nuk e kapi gabimin e bërë.


Basha ishte sot në Durrës, ku zhvilloi një takim me demokratët në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit. Nga radhët e PD-së kandidon Luan Hoti.

k.m/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

virale virale gafat e bashes lulzim basha gafat e bashes lulzim basha

Sondazh

Poll