Aktualitet

Ndërtimi brenda bazës detare ushtarake në Shëngjin, sekuestrohet godina, nisin hetimet

25 Shkurt 2022, 13:51 Nga DOSJA
Ndërtimi brenda bazës detare ushtarake në Shëngjin,

LEZHË– Një objekt që kishte nisur ndërtimin një vit më parë brenda bazës detare ushtarake të Shëngjinit është vënë në sekuestro preventive. Vendimi është marrë ditën e sotme nga Gjykata Lezhës me kërkesës të prokurorisë, e cila kishte nisur hetimet në lidhje me rastin, pas denoncimit të bërë nga Ministria e Mbrojtjes.

Procedimi penal nisi nga SPAK për veprën penale “Shpërdorim detyre”, por më pas çështja i kaloj Prokurorisë së Lezhës. Organi i akuzës ka kryer një sërë veprimesh, ku janë sekuestruar e po analizohen të gjithë praktikat e ndjekura nga institucionet për privatizimin e pronës dhe dhënien e lejes së ndërtimit, brenda bazës detare ushtarake të Shëngjinit.

Skandali u denoncua nga Ish-zv.komandanti i Forcës Detare Artur Mecollari e më pas u vunë në lëvizje Ministria e Mbrojtjes dhe organet e drejtësisë.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet lezhe ndertim ne shengjin sekuestrim ne lezhe lezhe ndertim ne shengjin sekuestrim ne lezhe

Sondazh

Poll