Bota

Zelensky-Putin në kryeqytetin e Bjellorusisë, pse u zgjodh Minsk për bisedime

25 Shkurt 2022, 14:36 Nga DOSJA
Zelensky-Putin në kryeqytetin e Bjellorusisë, pse u zgjodh Minsk

UKRAINË– Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov ka deklaruar se Rusia është gati për bisedime me Ukrainën në Minsk, kryeqyteti i Bjellorusisë. Por pse po propozohet Minsku për një takim të mundshëm mes Volodymyr Zelensky dhe Vladimir Putin?

Minsku është i rëndësishëm sepse aty u nënshkruan marrëveshje për t’i dhënë fund konfliktit në lindje të Ukrainës që shpërtheu në vitin 2014. Marrëveshja e Minskut midis Ukrainës dhe Rusisë përpunoi një plan se si t’i jepet fund konfliktit midis forcave separatiste ukrainase dhe të mbështetura nga Rusia në Donbas.

Ky është rajoni ku ndodhen këto republika të vetëshpallura, të cilat Putini i ka njohur tani si “të pavarura”. Kjo marrëveshje u firmos në vitin 2014 në kryeqytetin bjellorus, Minsk, pas bisedimeve të gjata midis Rusisë, Ukrainës, Francës dhe Gjermanisë. Dhe me luftën e nisur në Ukrainë, duket se Putin e ka thyer këtë marrëveshje.

LAJMI KRYESOR: LUFTA! Rëndohet BILANCI në Ukrainë, 137 viktima, Zelensky: Kemi vrarë 800 ushtarë rusë

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi vladimir putin volodymyr zelensky lufta ukraine-rusi vladimir putin volodymyr zelensky

Sondazh

Poll

Bota 25 Shkurt 2022, 14:55

FOTO: Po del tym i zi nga Kievi

KIEV- Tym shihet duke dalë nga godina pranë qendrës së Kievit. James White i BBC-së i ka shkrepur imazhet nga qendra e Kievit. Tymi i zi u pa që ngrihej në anën...

Bota 25 Shkurt 2022, 14:48

HARTA: Si e rrethoi Rusia Ukrainën

KIEV- Rusia, me një taktikë të “mbytjes”, bëri të padobishme çdo përpjekje të Ukrainës për t’u mbrojtur. Kjo pasi ai pushtoi vendin nga...