Bota

Nuk i hapi telefonin, Zelenski ironizon Draghin: Herën tjetër do shtyj luftën që të flasim

25 Shkurt 2022, 13:38 Nga DOSJA
Nuk i hapi telefonin, Zelenski ironizon Draghin: Herën tjetër do shtyj

ITALI/UKRAINË– Presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenski reagoi me ironi ndaj kryeministrit italian Mario Draghi. Kreu i qeverisë italiane tha sot se kreu i shtetit ukrainas nuk iu përgjigj në telefon pasi kishin planifikuar bisedë në orën 09:30. Pakënaqësia u pa qartë në fytyrën e Draghit.

“Ai është fshehur në Kiev dhe tha se ai dhe Ukraina nuk kanë kohë dhe se është shënjestër bashkë me familjen e tij. Ishte një moment dramatik. Sot, ai më kërkoi dhe vendosëm të bënim një telefonatë në orën 09:30, por nuk patëm mundësi të flsinim sepse Zelenski nuk ishte i disponueshëm”, tha Draghi sot në parlament duke mos fshehur as qejfmbetjen.

Mbasdite, presidenti ukrainas shkroi në “Twitter” se në orën 10:30 u sulmuan aeroportet i Hostomelit dhe Melitopolit. Ai u përgjigj me ironi ndaj Draghit duke thënë se herën tjetër do të shtynte orarin e luftës në mënyrë që të fliste me të

POSTIMI I ZELENSKIT:
Sot në orën 10:30 pati luftime të ashpra në Hostomel dhe Melitopol. Kanë vdekur njerëz. Herën tjetër do të ndryshoj orarin e luftës që të flas me Mario Draghin në një kohë të cakuar. Ndërkohë, lufta vazhdon për njerëzit.

 

Today at 10:30 am at the entrances to Chernihiv, Hostomel and Melitopol there ëere heavy fighting. People died. Next time I’ll try to move the ëar schedule to talk to #MarioDraghi at a specific time. Meanëhile, Ukraine continues to fight for its people.

— Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) February 25, 2022

LAJMI KRYESOR: LUFTA! Rëndohet BILANCI në Ukrainë, rreth 200 viktima, Putin pranon bisedimet me Zelensky-n

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi mario draghi volodimir zelensky lufta ukraine-rusi mario draghi volodimir zelensky

Sondazh

Poll