Bota

HERO! Ushtari ukrainas hedh në erë veten për të shembur urën,s’donte të kalonin tanket ruse

25 Shkurt 2022, 13:40 Nga DOSJA
HERO! Ushtari ukrainas hedh në erë veten për të shembur

UKRAINË- Në një luftë ka viktima, por ka edhe të vetëflijuar! Ky është rasti i ushtarit ukrainas që doli vullnetar për të shembur urën që mos kalonin rusët me tanke, duke hedhur edhe veten në erë. Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës në një postim thotë se ura ishte e minuar dhe gati për t’u hedhur në erë. Mirëpo, një autokolonë ruse po kalonte mbi të dhe koha e mjaftueshme për ta shpërthyer në mënyrë të telekomanduar eksplozivin mungonte.

Por pikërisht në këtë moment, Vitaliy Volodymyrovich një ushtar i ri në moshë, thirri në radio njësinë e tij operative dhe doli vullnetar për të shpërthyer urën në mënyrë që të mos kalonin. Pasi u dha lamtumirën me radio shokëve të tij, ai më pas aktivizoi eksplozivin në mënyrë manuale, duke hedhur urën në erë dhe duke i prerë rrugën autokolonës ruse.

“Okupatorë rusë, dijeni se toka do t’ju digjet nën këmbë! Ne do të luftojmë sa të jetojmë! Dhe sa të jemi gjallë do të luftojmë!.”-këto janë fjalët e tij të fundit që u dëgjuan nga shokët ushtarë përmes radios.

POSTIMI I PLOTË: 

 

LAJMI KRYESOR: LUFTA! Rëndohet BILANCI në Ukrainë, rreth 200 viktima, Zelensky: Kemi vrarë 800 ushtarë rusë

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi vitaliy volodymyrovich lufta ukraine-rusi vitaliy volodymyrovich

Sondazh

Poll