Bota

Inteligjenca amerikane: Kievi bie brenda 96 orëve, e paqartë AXHENDA e Putin

25 Shkurt 2022, 13:52 Nga DOSJA
Inteligjenca amerikane: Kievi bie brenda 96 orëve, e paqartë AXHENDA e

SHBA– Inteligjenca amerikane ka përllogaritur kohën; kryeqyteti i Ukrainës mund të bjerë në duart e Rusisë brenda pak ditësh. Lajmi është konfirmuar për CNN nga dy burime, ndërkohë që forcat ruse kanë hyrë në periferi të Kievit. Burimet thonë se shërbimet amerikane të inteligjencës, para se të fillonte pushtimi, vlerësonin se Kievi mund të binte brenda 96 orëve, kohë që përllogaritet e njëjtë edhe tani.

Zyrtarët amerikanë thonë se rusët kanë hasur në rezistencë më të ashpër nga forcat ukrainase sesa pritej. Inteligjenca perëndimore beson se plani i Rusisë përfshin përmbysjen e qeverisë në Kiev dhe ngritjen e një qeverie të bindur ndaj Moskës. Kongresmeni Ruben Galego i Partisë Demokratike i tha CNN se nëse Rusia merr Kievin, Amerika duhet të armatosë luftëtarët kundër regjimit rus.

“Në atë rast, ne duhet të ndërgjegjësohemi dhe të mbështesim luftëtarët e lëvizjes së rezistencës që janë të gatshëm të luftojnë kundër Rusisë,”-tha Galego.

Megjithatë, ende nuk dihet nëse Putin dëshiron të pushtojë përgjithmonë territorin ukrainas pasi të marrë Kievin.

LAJMI KRYESOR: LUFTA! Rëndohet BILANCI në Ukrainë, rreth 200 viktima, Zelensky: Kemi vrarë 800 ushtarë rusë

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota inteligjenca amerikane lufta ukraine-rusi vladimir putin inteligjenca amerikane lufta ukraine-rusi vladimir putin

Sondazh

Poll