Bota

Ambasada amerikane në Kiev thirrje qytetarëve: Largohuni! 

25 Shkurt 2022, 14:03 Nga DOSJA
Ambasada amerikane në Kiev thirrje qytetarëve: Largohuni! 

KIEV– Ambasada amerikane në Kiev i ka bërë thirrje shtetasve amerikane që të gjejnë mënyrën për t’u larguar nga Ukraina. Pas nisjes së luftës nga Rusia, ambasada ka dhënë alarmin duke i kërkuar që të ikin sa më parë.

“Qytetarët amerikanë që mbeten në Ukrainë duhet të monitorojnë me kujdes njoftimet e qeverisë dhe mediat lokale dhe ndërkombëtare për informacion në lidhje me ndryshimin e kushteve të sigurisë dhe alarmet për strehim në vend. Mësoni vendndodhjen e strehës tuaj më të afërt ose hapësirës së mbrojtur. Në rast të sulmit me mortaja dhe/ose raketa, ndiqni udhëzimet nga autoritetet lokale dhe kërkoni strehë menjëherë!,”-shkruhet ndër të tjera në postimin e ambasadës.

LAJMI KRYESOR: LUFTA! Rëndohet BILANCI në Ukrainë, rreth 200 viktima, Zelensky: Kemi vrarë 800 ushtarë rusë

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll