Bota

VIDEO/ Armatoset popullsia, ish-presidenti Poroshenko del me kallash: Putin, i çmendur

25 Shkurt 2022, 13:13 Nga DOSJA
VIDEO/ Armatoset popullsia, ish-presidenti Poroshenko del me kallash: Putin, i

KIEV– Pas vendimit të Parlamentit për të armatosur civilët në Ukrainë, disa kamionë me armë kanë qarkulluar rrugëve të kryeqytetit duke shpërndarë armë dhe fishekë në mënyrë që qytetarët të mbrojnë veten sipas ligjit të luftës. Mes atyre që po shpërndajnë armë është edhe ish-Presidenti Petro Poroshkenko, i cili në një lidhje Live me CNN tregon edhe “arsenalin” duke e treguar para kamerave. 

#Ukraine‘s ex President Poroshenko showing off his arms to fight Russian troops on CNNpic.twitter.com/IyuXDgpHUn

— marqs (@MarQs__) February 25, 2022

“Kemi kallashnikovë, pistoleta, dhe armë të tjera të lehta. Të gjithë duhet të kuptojnë, Putin shpalli një luftë jo për Ukrainën. Putin i shpalli luftë të gjithë botës. Është thjesht një i çmendur. Kjo është e rëndësishme për ne që të ndjejmë se nuk jemi vetëm, se ju jeni bashkë me ne. Pavarësisht se sa ushtarë vret, sa raketa ka, sa armë bërthamore ka, ne ukrainasit jemi njerëz të lirë me një të ardhme të madhe evropiane,” shprehet ai duke marrë në dorë një automatik duke e hedhur më pas në krah. Ndërkohë që forcat ruse janë afruar në periferi të kryeqytetit për ta marrë. 

LAJMI KRYESOR: LUFTA! Rëndohet BILANCI në Ukrainë, 137 viktima, Zelensky: Kemi vrarë 800 ushtarë rusë

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi petro poroshkenko lufta ukraine-rusi petro poroshkenko

Sondazh

Poll