Sport

Lazio jashtë E.League, Atalanta pushton Pireun; Malinovskyi i jep kualifikimin bergamaskëve

24 Shkurt 2022, 20:01 Nga DOSJA
Lazio jashtë E.League, Atalanta pushton Pireun; Malinovskyi i jep

EUROPË– Atalanta, RB Leipzig, Sevilla dhe Porto janë skuadrat e para të kualifikuar në 1/8-at e Europa League. Lazio nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2 në Olimpico kundër Portos. Një rezultat i tillë ka bërë që skuadra laciale të eleminohet në raundin e 1/16-tave të Europa League. Lazio e nis mirë takimin dhe në minutën e 19′ zhbllokojnë me Immobilen, por avantazhi nuk zgjat shumë sepse Porto do të barazonte me anë të Taremit nga pika e bardhë e penalltisë.

Në pjesën e dytë luzitanët gjejnë golin e dytë me Uriben, ndërsa Cataldi do të barazonte në minutën e 95′ por që nuk vlejti. Skuadra e Gasperinit nuk e ka diskutuar kualifikimin, madje në Greqi kundër Olympiacos ka fituar bindshëm me rezultatin 3-0. Atalanta e zhbllokoi ndeshjen me Maehle pesë minuta nga fundi i pjesës së parë. Në të dytën skenën e mori ukrainasi Malinvosky me dy golat e shënuar.

Sevilla ka menaxhuar fitoren e parë në Spanjë. Spanjollët u mundën me një gol nga Dinamo Zagreb sonte dhe kalojnë në 1/8-at e finaleve të Europa League. Skuadra tjetër spanjolle, Real Sociedad, është eliminuar pasi humbi 1-3 kundër gjermanëve të RB Leipzig. Takimi i parë kishte përfunduar 2-2, kurse në duelin e sotëm “Demat” fituan një penallti në fundin e pjesës së parë.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport atalanta europa league lazio atalanta europa league lazio

Sondazh

Poll