Sport

Gjesti human i Andi Lilës, fton dy lojtarët nga Ukraina për strehim në Shqipëri!

24 Shkurt 2022, 19:04 Nga DOSJA
Gjesti human i Andi Lilës, fton dy lojtarët nga Ukraina për

UKRAINË-Këto janë orë shumë të nxehta në Ukrainë, pas sulmit nga Rusia. Një situatë në të cilën frika pushton gjithçka, para së gjithash botën e sportit. Aeroportet janë të shkatërruara, megjithatë, ish-lojtari i Kombëtares, Andi Lila, ka ftuar dy ish-shokët e ekipit që luajnë në Ukrainë të jetojnë në Shqipëri.

Bëhet fjalë për Vladyslav Naumets, Orest Kuzyk, me të cilët ka qenë shok ekipi më parë në Greqi te PAS Giannina. Andi Lila është solidarizuar dhe këtë e ka bërë publike në rrjetin social Instagram.

 

 

 

A post shared by Andi Lila (@andilila)

POSTIMI I ANDI LILËS
“Në këtë gjendje lufte që po kalon Ukraina, është koha për të treguar solidaritet dhe humanizëm.Unë personalisht fola me dy miq të ngushtë nga Ukraina, Orest Kuzyk dhe Vladyslav Naumets. I ftova në Shqipëri me familjet e tyre! Kjo është gjithçka që mund të bëj për momentin, vetëm solidariteti njerëzor mund të fitojë në këtë luftë”, shkruan Lila.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport andi lila ukraina andi lila ukraina

Sondazh

Poll