Sport

Tre vjet pushim, kthehet në fushë njeriu i golit të polemikave Milan-Juve, tani kërkon…

24 Shkurt 2022, 18:27 Nga DOSJA
Tre vjet pushim, kthehet në fushë njeriu i golit të polemikave

AFRIKË- Sulley Muntari rikthehet në fushë pas tre vitesh pushim dhe shumë shpejt mund të jetë në kombëtare. Paraqitja e tij ndaj Asante Kotoko nuk kaloi pa u vënë re dhe Gana tashmë po mendon një rikthim të mesfushorit.

Ish- futbollisti i Interit dhe Milanit, pak javë më parë, firmosi një marrëveshje me Hearts of Oak, klubi i Accra dhe kampioni në fuqi i Ganës. Muntari iu ofrua një kontratë 1-vjeçare me opsion rinovimi. Më pas 37-vjeçari u rikthye për të luajtur në vendlindjen e tij, në Premier League, kompeticionin më të lartë të futbollit në vendin afrikan.

Muntari u rikthye në fushë si titullar në ndeshjen ndaj Kotoko në Accra Sports Stadium. Një ndeshje që përfundoi pa gola, por që e ktheu Sulley në qendër të vëmendjes. Paraqitja e tij e pabesueshme i mahniti të gjithë, aq sa tashmë në Ganë po mendon rikthimin në kombëtare.Gana, pas zhgënjimit në Kupën e Kombeve të Afrikës, do të luajë ndaj Nigerisë në play-off të Botërorit 2022.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport juventus milan muntari juventus milan muntari

Sondazh

Poll