Sport

UEFA, nesër mbledheje të jashtëzakonshme për të vendosur për finalen e Rusisë…

24 Shkurt 2022, 12:04 Nga DOSJA
UEFA, nesër mbledheje të jashtëzakonshme për të

ZVICER – Në këtë situatë kaotike sulmesh, presionesh dhe praglufte, UEFA ka njoftuar një mbledhje të jashtëzakonshme të bordit të saj të Komitetit Ekzekutiv ditën e premte.

Në njoftimin e saj të brendshëm qeveria europiane e futbollit ka bërë të ditur, se nesër do të zhvillohet menjëherë një takim, për shkak të përshtjellimit të situatës në Ukrainë dhe për të marrë vendimet e nevojshme për aktivitet që lidhen me të.

Një ndër temat kryesore pritet të jetë çështja e zhvillimit të finales së Champions League më 28 maj në Shën Petërburg, në stasdiumin “GazProm Arena” me një kapacitet prej 68.000 vendesh. Kjo ndeshje ishte planifikuar të zhvillohej atje që në vitin e shkuar, së bashku me fionalet e tjera të kompeticioneve europiane,

Në të njëjtën kohë Federata Polake e Futbollit ka kontaktuar FIFA-n për të qartësuar në mënyrë urgjente pozitën e saj, në lidhje me ndeshjet eliminatore të Kupës së Botës, pasi atyre do t’i duhet të luajnë ndeshjen e tyre në Moskë muajin e ardhshëm.

Për arsye sigurie federata polake ka njoftuar se nuk mund të rrezikojë futbollistët e saj në këtë situatë që të udhëtojnë drejt Rusisë. Në bazë të shortit të hedhur për ndeshjet e “play-off”-it fituesi i çiftit Rusi-Poloni do të përballet me fituesin e çiftit Suedi-Republikë Çeke.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport “uefa europa conference league” britania terheq stafin nga ukraina federata polake e futbollit finalja për titullin wimbledon komiteti ekzekutiv i uefa-s për shkak të përshtjellimit të situatës në ukrainë uefa champions league uefa ka njoftuar një mbledhje të jashtëzakonshme “uefa europa conference league” britania terheq stafin nga ukraina federata polake e futbollit finalja për titullin wimbledon komiteti ekzekutiv i uefa-s për shkak të përshtjellimit të situatës në ukrainë uefa champions league uefa ka njoftuar një mbledhje të jashtëzakonshme

Sondazh

Poll