Sport

Lidhjet me Putin, Abramoviç-it duan ti sekuestrojnë asetet e Chelsea-t

24 Shkurt 2022, 17:33 Nga DOSJA
Lidhjet me Putin, Abramoviç-it duan ti sekuestrojnë asetet e

ANGLI-Një lëvizje e papritur ka ardhur nga Britania e Madhe për presidentin e Chelsea-t, Roman Abramovich. Sipas asaj që transmetojnë mediat, presidentit të londinezëve i është ndaluar që të jetojë në Britaninë e Madhe. Manjati është identifikuar në vitin 2019 se ka lidhje me shtetin rus, si dhe është marrë me aktivitete korruptive. Chris Bryant, deputeti i partisë laburiste, hodhi tezën se Britania e Madhe duhet të konfiskojë asetet e tij dhe ta largojë nga zotërimi i klubit të futbollit.

Chris Bryant u tha deputetëve se po citonte një dokument i zyrës së Brendshme që i kishte ardhur dhe pyeti pse nuk ishte bërë asgjë më shumë për asetet e Abramovich në Mbretërinë e Bashkuar, duke pasur parasysh këtë vendim zyrtar.

“Kam marrë në dorë një dokument të vitit 2019, nga Ministria e Brendshme, i cili thotë në lidhje me zotin Abramovic: “Si pjesë e strategjisë së HMG-së [Qeveria e Madhërisë së Saj] për Rusinë që synon financimin e paligjshëm, dhe lidhjes me shtetin rus për aktivtete korruptive.”

Bryant shtoi: “Kjo është gati tre vjet më parë. E megjithatë është bërë jashtëzakonisht pak. Me siguri zoti Abramovic nuk duhet të jetë më në gjendje të zotërojë një klub futbolli në këtë vend? Sigurisht që ne duhet të shikojmë sekuestrimin e disa prej pasurive të tij, duke përfshirë shtëpinë e tij prej 150 milionë paund, dhe të sigurohemi që njerëzit e tjerë që kanë pasur viza të nivelit 1 si kjo, të mos jenë të përfshirë në aktivitet keqdashës në Mbretërinë e Bashkuar?”

Abramovic, i cili e bëri pasurinë e tij duke blerë asete të sapoprivatizuara të naftës ruse pas përfundimit të Bashkimit Sovjetik, bleu Chelsean në 2003 dhe ka investuar shuma të mëdha në klub. Të martën, Boris Johnson tha se Abramovic ishte “tashmë përballë sanksioneve” për shkak të lidhjeve me shtetin rus.

Megjithatë, Downing Street më vonë tha se kryeministri kishte bërë një gabim dhe korrigjoi zyrtarisht deklaratën. Abramovic ka kundërshtuar ashpër raportet që sugjerojnë afërsinë e tij të dyshuar me Vladimir Putinin dhe Rusinë ose se ai ka bërë ndonjë gjë për të merituar vendosjen e sanksioneve kundër tij.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport abramovich chelsea abramovich chelsea

Sondazh

Poll