Sport

Napoli-Barcelona/ Xavit s’i shpëtojnë detajet, zbulon defektin e statujës së Maradonës

24 Shkurt 2022, 12:20 Nga DOSJA
Napoli-Barcelona/ Xavit s’i shpëtojnë detajet, zbulon defektin e

NAPOLI- Në prag të ndeshjes së dytë për raundin e 1/16-tave të Europa League mes Napolit dhe Barcelonës, trajneri i katalanasve u ndal para statujës kushtuar Diego Armando Maradonës, prezantuar në ndeshjen Napoli-Lazio që u luajt më 28 nëntor.

Para konferencës për shtyp, trajneri i Barcelonës hyri brenda ambjenteve të stadiumit dhe u ndal te statuja e Maradonës duke vënë në dukje defektin në statujën e argjentinasit.“Ai e ka topin në këmbën e djathtë, por ishte mëngjarash”, ka thënë Xavi. Gjatë konferencës, Xavi foli për emocionet e tij para ndeshjes që do ta shohë skuadrën e tij përballë Napolit.

“Do të jetë një nder të luaj në stadiumin Maradona. Ai ishte një kampion i jashtëzakonshëm, ne ende i shikojmë videot e tij sot. Ai është një shembull. Pa Leo Messin ai do të ishte më i miri i të gjitha kohërave. Diego ishte më i miri në kohën e tij.”

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport barcelona napoli xavi barcelona napoli xavi

Sondazh

Poll