Sport

Chelsea duhet të jetojë pa presidentin, Britania e Madhe merr vendimin për Abramovich

24 Shkurt 2022, 12:04 Nga DOSJA
Chelsea duhet të jetojë pa presidentin, Britania e Madhe merr vendimin

ANGLI– Roman Abramovich dëbohet de fakto nga Britania e Madhe. Presidenti i Chelsea-t nuk do të mund të banojë më në Angli. Abramovich, i cili ka një pasuri prej rreth 10 miliardë dollarësh, nuk ka shkelur në Londër për muaj të tërë.

Herën e fundit ai kishte qenë për një kohë të shkurtër në tetor, falë pasaportës së tij izraelite, e cila i lejon atij të vizitojë shtetin ishullor, por nëse do të duhej të jetonte në Britaninë e Madhe, duhet pajisur me vizë.

Abramovich është përfshirë në listën e 35 oligarkëve të identifikuar si njëri prej financuesve të “kloptokracisë” së drejtuar nga presidenti i vendit, Vladimir Putin. Miliarderi rus ka hedhur poshtë mundësinë që të jetë i afërt me Kremlinin.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport abramovich chelsea putin abramovich chelsea putin

Sondazh

Poll