Sport

Edhe Paulo Fonseca i bllokuar në Kiev: “Lutem që të mos bien bomba pranë nesh”

24 Shkurt 2022, 17:03 Nga DOSJA
Edhe Paulo Fonseca i bllokuar në Kiev: “Lutem që të mos

UKRAINE Paulo Fonseca, ish-trajneri i Romës dhe aktualisht i Shakhtar Donetsk, është bllokuar në Kiev, pas pushtimit të Ukrainës nga ushtria ruse: “U zgjova në pesë të mëngjesit me pesë shpërthime radhazi, – është shprehur portugezi për “Jornal de Noticias”.

Unë kisha një fluturim të planifikuar për sot, por tani është e pamundur të dal nga këtu, sepse aeroportet janë shkatërruar dhe hapësira ajrore është mbyllur.

Për momentin, mund të largoheni nga Kievi vetëm në rrugë tokësore, por të gjithë po përpiqen të arratisen drejt Lviv, qyteti më i afërt me Poloninë. Rrugët janë plotësisht të bllokuara, radhët janë të mëdha dhe nuk ka më benzinë. Thjesht duhet të lutemi që një bombë të mos bjerë pranë nesh”.

Në qiellin e kryeqytetit ukrainas, shpjegon Fonseca, “ka disa avionë ushtarakë dhe për këtë arsye frika është konstante. Kjo është dita më e keqe e jetës sime. Ka radhë të mëdha në supermarkete dhe njerëzit blejnë gjithçka. Nuk ka mbetur shumë. Tani është koha të presim dhe të shpresojmë për të qenë me fat.”

B.T (Dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport është bllokuar në kiev ish-trajneri i romës dhe aktualisht i shakhtar donetsk portugezi paulo fonseca të arratisen drejt lviv është bllokuar në kiev ish-trajneri i romës dhe aktualisht i shakhtar donetsk portugezi paulo fonseca të arratisen drejt lviv

Sondazh

Poll