Sport

I famshmi Costanzo pozicionohet: “Tifozët e Romës kanë të drejtë të jenë me Mourinhon”…

24 Shkurt 2022, 11:18 Nga DOSJA
I famshmi Costanzo pozicionohet: “Tifozët e Romës kanë

ITALI – Gazetari i njohur italian, Maurizio Costanzo, edhe pse i larguar nga strukturat e klubit roman, është pozicionuar dhe ka mbështetur qëndrimin e tifozëve pro “Special One”.

Në rubrikën e tij “Mendimet e verdhekuqve” për “Corriere dello Sport”, pas largimit nga roli i “këshilltarit për strategjinë e komunikimit” të Romës, është rreshtua në krah të tifozëve dhe qëndrimit të tyre ndaj trajnerit José Mourinho:

“Tifozët kanë të drejtë, sepse përballen me një trajner të madh që ka pasur sukses në të gjithë botën. Por para së gjithash përballen me një njeri rigoroz, i cili di të jetojë gabimet, disfatat e tij, por në përgjithësi është bartës i fitoreve,”– ka shkruar ndër të tjera Costanzo, bashkëshorti i gazetares, gjithashtu të njohur italiane të spektakleve Maria De Filippi.

B.T (Dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport “special one” është ndëshkuar me vetëm dy javë josé mourinho la kujtime të mira josé mourinho të romës maurizio costanzo “special one” është ndëshkuar me vetëm dy javë josé mourinho la kujtime të mira josé mourinho të romës maurizio costanzo

Sondazh

Poll