Sport

Lojtari ukrainas mallkon presidentin Putin: Shpresoj të vdesësh në mënyrën më të dhimbshme

24 Shkurt 2022, 11:42 Nga DOSJA

ANGLI– Oleksandr Zinchenko i uron Vladimir Putinit vdekjen në Instagram, por story në Instagram zhduket pas pak minutash. Lojtari i Manchester Cityt akuzon rrjetin e famshëm social se ia kanë fshirë.

25-vjeçari pak ditë më parë ka dashur të shprehë publikisht opinionin e tij për situatën delikate politike që po përjeton vendi i tij. “E gjithë bota e qytetëruar është e shqetësuar për situatën në vendin tim. Nuk mund të qëndroj indiferent dhe dua të jam mendimin tim. Vendi im është i ukrainasve dhe askush nuk do të mund ta marrë kurrë. Ne nuk do të dorëzohemi. Lavdi Ukrainës”.

Megjithatë, orët e fundit situata është përkeqësuar. Gjatë natës, presidenti rus njoftoi operacionin ushtarak në Ukrainë, duke kërcënuar me pasoja për këdo që ndërhyn. Më pas Zinchenko u kthye për të folur, duke ia besuar gjithmonë fjalët e tij rrjeteve sociale. Oleksandr postoi një foto të Vladimir Putinit dhe shkroi: “Shpresoj të pësosh vdekjen më të dhimbshme”.Por postimi, pas pak minutash, u zhduk. Lojtari i Manchester Cityt, siç raporton Daily Mail, pretendon se ka qenë rrjeti i famshëm social që ka fshirë dhe censuruar postimin e tij.

E.Ç (Dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport putin rusia ukraina zinchenko putin rusia ukraina zinchenko

Sondazh

Poll