Sport

Kualifikueset e Botërorit “Katar 2022”: Apeli fal marokenët Boufal dhe Chakla…

24 Shkurt 2022, 10:23 Nga DOSJA
Kualifikueset e Botërorit “Katar 2022”: Apeli fal

MAROK – Pasi ka përfunduar gjithçka dhe janë ftohur “gjakrat” ka ardhur edhe falja për futbollistë marokenë, të përfshirë në konfliktin e pas ndeshjes çerekfinale të Kupës së Afrikës, event që u zhvillua në Kamerun gjatë shkurtit.

Të pezulluar për dy ndeshje, më 2 shkurt, nga Konfederata e Futbollit Afrikan pas përleshjes në korridoret e dhomave të zhveshjes së stadiumit “Ahmadou Ahidjo” në Yaoundé pas ndeshjes, Marok-Egjipt (1-2), Sofiane Boufal, golashënuesi më i mirë maroken në këtë kompeticion (3 gola), është falur në apel. Po ashtu është falur edhe shoku tij i skuadrës, Soufiane Chakla.

Kështu, trajneri i “Luanëve të Atlasit”, Vahid Halilhodzic, do të mund t’i llogarisë të dy futbollistët titullarë të Marokut për ndeshjet e “play-off” kualifikues për Kupën e Botës 2022 në Katar kundër Kongos, më 25 dhe 29 mars 2022.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport çerekfinale të kupës së afrikës konfederata e futbollit afrikan kupa e afrikës së afrikës presidentit të federatës së futbollit të kamerunit të pezulluar për dy ndeshje vahid halilhodzic çerekfinale të kupës së afrikës konfederata e futbollit afrikan kupa e afrikës së afrikës presidentit të federatës së futbollit të kamerunit të pezulluar për dy ndeshje vahid halilhodzic

Sondazh

Poll