Sport

Juvja “lëpin plagët” pas Villarrealit. McKennie jashtë dy muaj, Kaio Jorge mbyll sezonin…

24 Shkurt 2022, 09:54 Nga DOSJA
Juvja “lëpin plagët” pas Villarrealit. McKennie

ITALI – Një natë në Spanjë dhe më pas kthimi në Torino: kjo ishte një ditë e Juventusit pas barazimit 1-1 të “Estadio de la Cerámica” kundër Villarrealit në ndeshjen e parë të 16-tës së Champions League. Kalimi i turit do të diskutohet në mesin e marsit në ndeshjen në “Allianz Stadium”.

Tani në fokus është ndeshja jashtë fushe me Empolin, e planifikuar për të shtunën. Aty ku do të ketë ende disa lojtarë me dëmtime, pak a shumë të rënda, të pësuara në Spanjë, por jo vetëm.

Weston McKennie do të jetë jashtë për të paktën dy muaj, një mungesë shumë e rëndë. Ai ka qenë sigurisht një nga lojtarët e paktë, të aftë për të ofruar paparashikueshmëri në manovrën sulmuese të Juventusit. Për këtë arsye, dëmtimi i mesfushorit amerikan në sfidën ndaj “nëndetëses së verdhë” është një mungesë e patregueshme për skuadrën.

Nata pas Villarealit tregoi një frakturë të dyfishtë, e cila është konfirmuar në JMedical: “Frakturë e kockës së metatarsit II dhe III të këmbën e majtë. Koha e rikuperimit është afërsisht 8 javë”. Të paktën dy muaj në jashtë fushës, një nga lajmet më të këqija për Allegrin, teksa hyn në momentin vendimtar të sezonit.

Më pak serioz ishte dëmtimi i Alex Sandros, i cili doli në intervalin mes pjesës së parë dhe të dytë: “Dëmtimi i shkallës së ulët të muskulit të këmbës së majtë”. Numri 12 do të tentojë të rikthehet mes ndeshjes ndaj Sampdorias dhe rikthimit me spanjollët.

Lajmi i keq megjithatë nuk erdhi vetëm nga Spanja, por edhe nga stadiumi “Moccagatta” në Alessandria ku Juventus U-23 priti Pro Patria. I ndalur pas pak më shumë se 20 minutash, ishte Kaio Jorge, i cili u aktivizua me skuadrën e dytë bardhezi.

Pas testeve mjekësore, raportohet një dëmtim i rëndë: “këputja e tendinit patelar të gjurit të djathtë. Do të jetë e nevojshme ndërhyrja kirurgjikale në orët në vijim”. Koha e rikuperimit do të jetë e saktë pas operacionit, por sezoni i brazilianit ka përfunduar herët dhe Juventus mund të “lëpijë vetëm plagët” dhe të numërojë lojtarët e mbetur në dispozicion.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport drejtorit ekzekutiv të juventusit juventusi edhe më shumë vonë lajmet më të këqija për allegrin ndeshja jashtë fushe me empolin trajneri i juventusit trajneri max allegri drejtorit ekzekutiv të juventusit juventusi edhe më shumë vonë lajmet më të këqija për allegrin ndeshja jashtë fushe me empolin trajneri i juventusit trajneri max allegri

Sondazh

Poll