Sport

Inter, dëgjo Lukakun! Belgu kërkon rikthimin, gati të ulë ndjeshëm pagën e tij

24 Shkurt 2022, 09:02 Nga DOSJA
Inter, dëgjo Lukakun! Belgu kërkon rikthimin, gati të ulë

ITALI-Romelu Lukaku duket të jetë penduar për lëvizjen e bujshme në verë në drejtim të Londrës, ku zgjodhi të vazhdonte karrierën me skuadrën e Chelsea. Sulmuesi belg mesa duket nuk i ka bërë mirë llogaritë me skemat e trajnerit Thomas Tuchel teksa në këtë sezon ia ka dalë të shënojë vetëm pesë gola në kampionat. Belgu e ka kuptuar përfundimisht se për të nuk do të ketë lumturi në Londër.

La Gazzeta Dello Sport ka hapur faqen kryesore me titullin: “Lukaku dëshiron Interin”. Diçka e tillë nuk është sekret, por dita ditës po shtohen zëra se lojtari vërtetë dëshiron që në merkaton e verës të rikthehet në Itali, aty ku ai u kthye në idhullin e tifozëve zikaltër.

Lukaku është gati të ulë ndjeshëm 12 milionë eurot që përfiton në sezon, vetëm të transferohet te Inter. Pra, lamtumira e Lautaro Martinez do t’i hapte konkretisht dyert për rikthimin e Lukakut, i cili mund të bashkohej me Dzekon, Correan dhe Sanchez. Jo vetëm kaq: nuk përjashtohet që Inter të vlerësojë shitjen e Sanchez për të transferuar Scamacca-n që mendohet se kartoni i tij është bllokuar nga drejtuesit e klubit zikaltër.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport inter lukaku inter lukaku

Sondazh

Poll