Sport

Klopp i ekzaltuar: “Natë e mrekullueshme në “Anfield”: çfarë ndeshjeje Mané!”

24 Shkurt 2022, 05:54 Nga DOSJA

ANGLI – Trajner i Liverpoolit, Jürgen Klopp, pasi fitoi 6-0 ndaj Leeds të Bielsas, tha në përfundim të lojës: “Shkoi mirë. Por ishte vërtet e vështirë, sepse Leeds është një skuadër tepër e vështirë. Ne ishim të fokusoheshim plotësisht në këtë ndeshje dhe kemi bërë një natë të mrekullueshme. 

Dy penalltitë? Disa do të thonë, se golat nga një goditje dënimi nuk duhen numëruar, por te pika e penalltisë duhet lojtari i duhur për të shndërruar gjithçka në gola dhe ne kemi Mo Salah. Performanca e Mané? Ndoshta ishte një nga lojërat e tij më të mira, pikërisht në mënyrën se si ai e luajti rolin: absolutisht i çmendur.”

Më pas ai shtoi: “Ne jemi në formë të shkëlqyer, ishte një natë e mrekullueshme në “Anfield”. Unë nuk jam i emocionuar, por është normale që pas një nate si kjo, njerëzit të entuziazmohen dhe kjo është në rregull. Por finalja e së dielës për Carabao Cup kundër Chelsea po afron dhe ne duhet të jemi gati për atë ndeshje.” Këto janë fjalët e trajnerit të “Reds” në mikrofonat e BBC.com.

B.T (Dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport “the reds”-at e liverpoolit të jurgen klopp jürgen klopp vazhdon të ngrejë zërin trajner i liverpoolit trajneri jürgen klopp njoftoi “the reds”-at e liverpoolit të jurgen klopp jürgen klopp vazhdon të ngrejë zërin trajner i liverpoolit trajneri jürgen klopp njoftoi

Sondazh

Poll