Sport

Burnley ul me këmbë në tokë Tottenhamin e Contes. Liverpool pa mëshirë, 6 gola Leeds

23 Shkurt 2022, 22:08 Nga DOSJA
Burnley ul me këmbë në tokë Tottenhamin e Contes. Liverpool

ANGLI– Liverpool fiton ndaj Leeds me shifrat 6-0 dhe tani diferenca me Manchester City është vetëm tre pikë. “The Reds” e zgjidhën shpejt ndeshjen sot, teksa Mohamed Salah realizoi dy herë me penallti në 45 minutat e para.

Një shenjë e la edhe Matip, autori i golit të dytë të Liverpool, ndërsa në fundin e ndeshjes rrugën e rrjetës e gjetën edhe sulmuesi tjetër, Sadio Mane, po dy herë sa Salah, dhe Van Dijk. Tottenham ka pësuar një humbje që e kthen me këmbë në tokë, pas fitores kundër Manchester City.

Londinezët e pësuan kundër Burnley, që morën tre pikë të arta për luftën për mbijetesë. Ben Mee në minutën e 71′ shënoi golin e fitores për skuadrën e tij dhe Tottenham nuk e shfrytëzoi mundësinë të ngushtonte diferencën me Manchester United të vendit të katërt.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport conte liverpool premier league tottenham conte liverpool premier league tottenham

Sondazh

Poll