Sport

Ronaldo eklipsohet ndaj Atl.Madrid, një 19-vjeçar nderon Man.United, Benfica-Ajax…

23 Shkurt 2022, 21:57 Nga DOSJA
Ronaldo eklipsohet ndaj Atl.Madrid, një 19-vjeçar nderon Man.United,

EUROPË- Kanë përfunduar dy takimet e raundit të 1/16-të të Champions League.

ATLETICO MADRID-MANCHESTER UNITED 1-1

Një ndeshje që nisi mirë për Atletico Madrid që kaloi menjëherë në epërsi në ëanda Metropolitano. Në minutën e 7′ Joao Felix do të shënonte golin e avantazhit.Krosim nga e majta i Renan Lodit, teksa portugezi fluturon dhe mund de Gea-n me ndihmën e shtyllës. Në pjesën e dytë, Manchester United do e nderonte 19-vjeçari Elanga. Sulmuesi suedez hyri në fushë në minutën e 75′ të takimit dhe 5 minuta më vonë do të shënonte golin e barazimit. Me këtë rezultat dy skuadrat lënë të hapur mundësinë e kualifikimit në “Old Trafford”.

BENFICA-AJAX 2-2

Takimi mes Ajax dhe Benficës përfundoi në barazim me shifrat 2-2. Miqtë nga Amsterdami kaluan shumë shpejt në avantazh. Tadic shënoi për skuadrën e Ajax në minutën e 18-të. Mirëpo 8 minuta më vonë Benfika arriti të barazojë shifrat, pas autogolit të Haller.Megjithatë, sulmuesi 27 vjeçar arriti të shlyej gabimin, duke shënuar për Ajax dhe duke i dhënë sërish avantazhin. Në pjesën e dytë, Yaremchuk do të shënonte në minutën e 75′ të takimit duke barazuar shifrat.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport ajax benfica champions league manchester united ajax benfica champions league manchester united

Sondazh

Poll