Politike

Bombardimet në Ukrainë, Basha: Dënojmë agresionin rus, bashkohemi me OKB, NATO dhe BE

24 Shkurt 2022, 08:34 Nga DOSJA
Bombardimet në Ukrainë, Basha: Dënojmë agresionin rus,

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka dënuar agresion rus në Ukrainë. Përmes një postimi të bërë në ‘Tëitter’, Basha shkruan se Partia Demokratike e dënon këtë akt të cilin e konsideron si shkelje të rëndë të ligjit ndërkombëtar. Më tej, kryedemokrati shkruan se do të mbështesin një reagim të shpejtë e të fortë nga OKB, NATO dhe BE.

‘Ne PD dënojnë ashpër agresionin ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës, një shkelje e rëndë e ligjit ndërkombëtar. Ne qëndrojmë pranë popullit të Ukrainës ndërsa ata përballen me kërcënime për jetën e tyre nga agresioni i paprovokuar rus. Ne bëjmë thirrje dhe mbështesim një reagim të shpejtë, të bashkuar dhe të fortë nga OKB, NATO dhe BE kundër këtij akti lufte kundër lirisë dhe sovranitetit të Ukrainës dhe kundër paqes dhe stabilitetit në Evropë dhe më gjerë.’- shkruan Basha.

LAJMI KRYESOR: REAGIMET/ ‘Plas’ lufta mes Rusisë dhe Ukrainës, Biden: E dënoj sulmin, Putin: Do ta pësoni

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike konflikti rusi-ukraine lulzim basha konflikti rusi-ukraine lulzim basha

Sondazh

Poll