Sport

Reagon ish-trajneri Shevchenko: “Ukraina është atdheu im, së bashku do të fitojmë”…

23 Shkurt 2022, 16:34 Nga DOSJA

UKRAINE “Sot është një kohë e vështirë për të gjithë ne. Por ne duhet të bashkohemi. Së bashku do të fitojmë ! Lavdi Ukrainës!” Kështu e ka komentuar Andriy Shevchenko situatën e vështirë në vendin e tij.

Ish-sulmuesi i Milanit dhe trajneri i kombëtares poston një imazh të kufijve të Ukrainës me flamurin kombëtar.

“Ukraina është atdheu im. Unë kam qenë gjithmonë krenar për popullin tim dhe për vendin tim. Ne kemi kaluar shumë kohë të vështira dhe në 30 vitet e fundit jemi formuar si një komb. Një komb i qytetarëve të sinqertë, punëtorë dhe liridashës. Ky është burimi ynë më i rëndësishëm”.

Një postim, në të cilin Sheva donte të bënte të qartë se cili është qëndrimi i tij për një ngjarje, që po mban pezull opinionin publik botëror dhe që po shqetëson seriozisht të gjithë vendin e saj, të kërcënuar seriozisht në kufi nga trupat ruse.

Ish-sulmuesi i Milanit ka qenë gjithmonë shumë i lidhur me vendlindjen e tij dhe nuk ka humbur rastin të tregojë edhe një herë lidhjen e tij me Ukrainën.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport andriy shevchenko nuk do të jetë pasardhësi i andriy shevchenkos trajneri andriy shevchenko ukraina është atdheu im andriy shevchenko nuk do të jetë pasardhësi i andriy shevchenkos trajneri andriy shevchenko ukraina është atdheu im

Sondazh

Poll