Sport

Shaqiri tregon për herë të parë arsyen pse u largua nga Lyon

23 Shkurt 2022, 13:30 Nga DOSJA
Shaqiri tregon për herë të parë arsyen pse u largua nga Lyon

SHBA – Për herë të parë mesfushori shqiptarë i kombëtares zvicerane xherdan Shaqiri flet për largimin nga Lyon. Gjatë merkatos dimërore ai u transferua në Chikago dhe në një konferencë për shtyp pranoi se u largua për shkak të trajnerit Peter Bosz.

“Kisha probleme  me trajnerin, teknikisht dhe personalisht, ku nuk u përshtata me të”,- ishte përgjigja e shkurtër e mesfushorit.

Në përgjithësi, Shaqiri qëndroi më shumë në stol, derisa në javët e fundit para largimit, zhvilloi disa paraqitje më shumë, siç ishte shkëlqimi në fitoren ndaj Marsielle, ku asistoi dhe shënoi.

Sa i përket aventurës italiane Shaqiri theksoi: “Lojtarë të mirë kanë luajtur në MLS. Kampionati është duke përparuar, është kampionat i mirë. Projekti është emocionues. Doja të provoja diçka të re”,- nënvizoi Shaqiri.

B.T (Dosja.al) 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport lyon shaqiri lyon shaqiri

Sondazh

Poll