Sport

Parlamenti Europian urdhër UEFA-s për Rusinë; Finalja e Champions të luhet në vend tjetër

23 Shkurt 2022, 19:21 Nga DOSJA
Parlamenti Europian urdhër UEFA-s për Rusinë; Finalja e Champions

EUROPË-“Finalja e Champions League nuk do të luhet më në Shën Petersburg”. Shtypi anglez është i bindur për këtë, por UEFA, për momentin, e mohon. Përshkallëzimi i krizës mes Rusisë dhe Ukrainës mund të detyrojë organin drejtues të futbollit europian të ndryshojë vendin e finales së Champions League, por për momentin nuk është marrë një vendim.

Një grup eurodeputetësh në Parlamentin Europian i kanë kërkuar presidentit të UEFA-s Aleksander Ceferin si dhe sekretarit Theodor Thodoridhis, që të anulojë finalen. Eurodeputetja gjermane e “Të Gjelbërve”, Viola von Cramon-Taubadel, ka qenë nismëtarja e kësaj shkrese që kërkonte marrjen e masave të menjëhershme.
“Duke parë situatën e rënduar pas njohjes nga ana e putin të republikave separatiste të Donbas dhe pushtimin e trupave ruse në Ukrainë, është e qartë se qyteti i Shën Petersburgut nuk mund të presë finalen e Champions League më 28 maj”, shkruhej në këtë letër që ngjan më shumë si një urdhër sesa një sugjerim.

 

Wann verabschiedet sich #Schalke endlich vom #Gazprom Sponsoring? Verantwortliche im Verein sind gefragt, schnell zu handeln. Abhängigkeit vom russischen Geld ist ein großes Problem- auch im Sport. Wir sind politisch verletzlich und erpressbar. https://t.co/qLURAd3FXX

— Viola von Cramon (@ViolavonCramon) February 22, 2022

Kjo, pasi përveçse i kërkohet UEFA-s që të zgjedhë një qytet alternativ, i bëhet e qartë që të mos marrë në konsideratë qytete të tjera ruse.Gjithashtu BE i kërkon ekzekutivit të UEFA-s të anulojë kontratën e sponsorizimit me GazProm për shkak të situatës në Ukrainë.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport parlamenti europian uefa parlamenti europian uefa

Sondazh

Poll