Sport

VD/ Shpërthen dhuna në futbollin shqiptar, lojtarët pëplasen me tifozët, goditet edhe…

23 Shkurt 2022, 19:41 Nga DOSJA
VD/ Shpërthen dhuna në futbollin shqiptar, lojtarët pëplasen

KORÇË– Vazhdojnë problemet në futbollin shqiptar. Në Kategorinë e Parë të futbollit u zhvillua takimi i prapambetur mes Maliqit dhe Vorës që në fund prodhoi tension.Një gol në sekondat e fundit të Maliqit, ndikoi që situata të dilte nga kontrolli në aneksin e stadiumit “Skënderbeu”.

Të tërbuar nga kjo situatë, futbollistët e Vorës, u konfrontuan edhe me 4 tifozë të Maliqit, ndërkohë që situata doli nga kontrolli. U desh ndërhyrja e forcave të sigurisë dhe policisë së shtetit, që situata të merrej nën kontroll, teksa përplasja zgjati gati 5 minuta.

Disa prej futbollistëve të Vorës ndodheshin jashtë rrethimit të brendshëm të aneksit, duke shkëmbyer grushta dhe shkelma me 4 tifozët e Maliqit. Pjesa tjetër e vorakëve, tentuan të kapërcenin hekurat, duke krijuar një situatë tepër të shëmtuar që nuk i kanë hije ndeshjeve të futbollit.

Pas afro 5 minutash, situata u mor nën kontroll nga policia, ndërkohë që miqtë nga Vora, u ngujuan për minuta të tëra në aneksin e stadiumit “Skënderbeu”, ku lëvizën lirisht në momentin që e gjithë zona u boshatis.

 

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport kategoria e pare maliqi vora kategoria e pare maliqi vora

Sondazh

Poll