Politike

VD-Rama me fjalë të shenjta:Koka të vuajë nëse e bëri,mos ardhtë dita të shkoni ku është ai

23 Shkurt 2022, 13:51 Nga DOSJA
VD-Rama me fjalë të shenjta:Koka të vuajë nëse e

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka replikuar me kryetaren e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, Jorida Tabaku. Kreu i qeverisë e konsideroi një tallje faktin që Tabaku e përmendte ish-ministrin e Mjedisit që është vënë në pranga me batutën ‘7*7=42’. Rama kërkoi që të respektohej Koka pasi ka një familje dhe se po përballet me akuzat e ngritura, ndërkohë që përmendi dhe fjalë nga librat e shenjtë duke shtuar se uron që ata që ndodheshin në sallë me të të mos përfundonin kurrë pas hekurave ku është ish-ministri. 


Pjesë nga biseda: 

Jorida Tabaku: Mua s’më duke normale që ju vini dhe të merrni mikrofonin sa herë të doni këtu, është shumë e rëndësishme, janë fonde të buxhetit të shtetit

Edi Rama: zonja Tabaku

Jorida Tabaku: Zoti Rama, zoti dëshmitar

Edi Rama: Zonja kryetare, ka një fjalë në librat e shenjtë që thotë kurrë mos ia bëj tjetri atë që s’do të doje të ta bënit ty, kurrë mos iu ardhtë dita që të shkoni aty ku është Lefter Koka, ai është me familje, ka nënë e njerëz dhe nuk mund ta merrni nëpër gojë. Shiko, ai ta vuajë aty nëse e ka bërë atë gjë por nuk talleni dot duke e marrë nëpër gojë, 7*7 =42 me të në burg…

LAJM KRYESOR:VIDEO-LIVE/ Rama dëshmon në Komisionin për Inceneratorët

(F.m/dosjaa.l)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama komisioni per inceneratoret edi rama komisioni per inceneratoret

Sondazh

Poll