Politike

VD-Hakmarrje? Rama: Cani s’u largua prej koncensionit, mund t’i kishte ndodhur si Bode

23 Shkurt 2022, 14:12 Nga DOSJA
VD-Hakmarrje? Rama: Cani s’u largua prej koncensionit, mund t’i

TIRANË- A u shkarkoi ministri i Financave, Shkëlqim Cani sepse nuk pranoi inceneratorët? Kjo ishte pyetja që iu bë Kryeministrit Rama në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, ndërsa vetë kreu i qeverisë mohoi gjithçka i prerë. Ndërsa më pas tregoi një histori në qeverisjen e kaluar të demokratëve, duke përmendur Ritvan Boden, ish-kreun e Financave në kohën e qeverisjes së Sali Berishës.


“Po ta keni parasysh Ridvan Bode, flas për praktikën se si ndodhin gjërat se kur e dëgjon tjetri nga shtëpia atje thotë, uaaa e paska kundërshtuar dhe ky e ka hequr. Se dje e quajtët njeri të nderuar, por kur ka qenë ministër s’keni lënë gjë pa i thënë, po nejse se edhe unë do të bëhem i nderuar më vonë. I nderuar i nderuar, këtu vetëm i nderuar ka qenë publiku, se mund të kishte ndodhur si me Ridvan Boden. Kur i thuhet zotëri na duhet një dritë jeshile që qeveria të aprovojë një koncesion 23 mln euro investim. Bode i thotë që shikojeni mirë këtë gjë se ne kemi për të njëjtën gjë oferta të pakërkuara me 5-8 milionë euro. Qeveria nuk e pyet fare dhe i fut një të miratuar vendimit,“-tha Rama. 

PJESË NGA KOMISIONI:

Jorida Tabaku: Kanë marrë menjëherë një kredi, vërtetimi bankar ka ardhur vetëm një ditë përpara vendimit të qeverisë lidhet me faktin se kompani pa eksperiencë kan ëmarrë një kontratë publike duke mos pasur fondet në dispozicion, është vërtetuar nga pagesat e thesarit të shtetit, kjo është arsyeja se përse e ngrita këtë shqetësim. Në vendimin e datës 17 dhjetor, ky komision jashtë këtij komisioni, partia që unë përfaqësoj Partia Demokratike ka dërguar sot në SPAK një kallëzim, e diskutuam gjatë me ish-ministrin Cani, me dy ministra e Sekretarin e Përgjithshëm të partisë tuaj, vendimi 907 i ka hapur rrugën këtij koncensioni. zoti Cani tha se nuk kishte dhënë miratimin, por më vonë nisi një procedurë e dytë që përfundoi me VKM-në numër 907. Për procedurën e koncensionarit të Fierit, e njëjta nis dhe me një vendim të ministrit Cani që më pas u largua. E pyeta dhe për transperëncë dua t’ju pyes edhe ju  a ka lidhje largimi i zotit Cani me këtë kontratë? 

Edi Rama: E kuptova pyetjen, ajo në media ka qenë një pasqyrim i abuzimit tuaj personal dhe skuadrës tuaj në luftën kundër organizatës kriminale, gjëja që uën kuptoj në të gjithë këtë proces është se ju nuk e keni idenë si funksionon shteti dhe s’e keni idenë për çfarë flisni. Për aspekte tëcaktuara është normale sepse s’keni qenë kurrë në qeveri dhe normale s’e dini. Por për të shuar kuriozitetin, se ky është kurozitet

*Tabaku flet pa mikrofon

Edi Rama: Më lër të flas se më mbyte…ministria e Financave, nëse ju shikoni sa herë Ministria e Financave ka dhënë mendime negative dhe sa herë janë kthyer të ripara atëherë unë duhet të kisha hequr jo Shkëlqim Canin, Ahmetajn e Denajn, di kisha ndërruar 17 ministra, nëse do të funksionontë kështu, meqë kundërshtove do të ikësh. Po të isha unë njeriu që do t’i merrnit një këshillë 

*Tabaku flet pa mikrofon

Edi Rama: Më lër të mbaroj, po jap një përgjigje. Nuk shkon gjatë kjo. Shkëlqim Cani nuk i tha disa gjër

Jorida Tabaku: E dëgjuan kolegët. Nuk i tha pra, tha thjesht që do pyesni kryeministrin. 

Edi Rama: Po patjetër, ata dëgjohen respektohen, ministrat e financave janë njerëz të çuditshëm. unë kam qenë partizan i këtij komisioni, po ta keni parasysh Ridvan Bode, flas për praktikën se si ndodhin gjërat se kur e dëgjon tjetri nga shtëpia atje thotë, uaaa e paska kundërshtuar dhe ky e ka hequr. Se dje e quajtët njeri të nderuar, por kur ka qenë ministër s’keni lënë gjë pa i thënë, po nejse se edhe unë do të bëhem i nderuar më vonë. I nderuar i nderuar, këtu vetëm i nderuar ka qenë publiku, se mund të kishte ndodhur si me Ridvan Boden. Kur i thuhet zotëri na duhet një dritë jeshile që qeveria të aprovojë një koncesion 23 mln euro investim. Bode i thotë që shikojeni mirë këtë gjë se ne kemi për të njëjtën gjë oferta të pakërkuara me 5-8 milionë euro. Qeveria nuk e pyet fare dhe i fut një të miratuar vendimit. Nuk funksionon kështu me qeverinë që drejtoj unë. Ta them tani këtë zonjë se nuk ta them më, zotëria i nderuar nuk është larguar për këtë arsye.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike

Sondazh

Poll