Politike

Këlliçi-Ramës: Koka&Agaçi s’iu njoftuan për procedurat, kryeministri: S’merrem me procedura

23 Shkurt 2022, 17:01 Nga DOSJA
Këlliçi-Ramës: Koka&Agaçi s’iu njoftuan

TIRANË- Kryeministri Edi Rama u shpreh se nuk hyn në detaje juridike dhe nuk merret me procedurat

PJESË NGA BISEDA:

Edi Rama: Në këndvështrimin tim, e rëndësishme është pasoja.

Belind Këlliçi: Të tregoj unë pastrimin e Tiranës. Ajo shkresë që më bën përshtypje. Ju thoni që shkresa e marsit të 2017 nuk ka pasoja financiare. Ahmetaj ka thënë që në asnjë moment nuk ka pasur kërkesë për mbështetje buxhetore. Tani ajo VKM ka prodhuar se ju vendosni përdorimin e fondeve të miratuara në 2018, për përmbushjen e detyrimeve, ministira e Infrastrukturës dhe Energjisë të bashkërendojnë me kompanitë koncesionare. Ky dokument provojnë se vendimi i Veliaj ka faturë financiare. Parashikimi i vitit të parë është që të merreshin 4.8 mln euro. Kjo që po iu drejtoj është fakt. Ka ardhur si rrjedhojë e asaj që tha kryebashkiaku i Tiranës. Duhet të dini një detaj që ju e mohoni, është identike me tabelën e parashikimeve financiare në studimin e fizibilitetit që ka depozituar kompania. Është copy-paste. Ai u ka detyuruar ju që të paguani 4.8 mln euro. Kjo ka pasojë për 30 vite. Tani ju thoni ku është 430 mln, deri më tani iu kam përmendur disa. E keni me firmën tuaj personale që kaloni pagesën.

Rama: Çfarë date është shkresa e Veliajt dhe kur VKM.

Këlliçi: 27 maj 2018

Rama: Është një vit mbrapa

Këlliçi: Po ke nxjerrë lekë! Se je dhe i ngarkuar

Rama: Unë të mbaj edhe ty krah, të jap dhe përgjigje, bëj dhe një punë tjetër. Jam rracë tjetër

Këlliçi: Tani ka një VKM të dytë dhe thoni që nuk keni lidhje me ato kompani. Thatë se nuk ka shkelje të procedurave, një nga akuzat për Lefter Kokën është ndjekja e procedurave të parregullta. Mesa duket unë dua të kuptoj që cila është arsyeja se dy vartësit tuaj Agaçi dhe Koka, nuk iu njoftuan për procedurat e parregullta. Edhe drejtoresha e Prokurorimeve Publike tha këtu para nesh se procedura nuk ekziston. E gjej unë pyetjen… Procedurën e ndjekur në Elbasan e Tiranë, sërish i konsideroni të rregullta?

Rama: I dashur Belind, më duhet të përsëris të njëjtën gjë. Nuk jam certifikues procedurash. Nuk merrem me procedura. Janë gjëra më e tmerrshme që mëe ndodhën kur u bëra ministër. Nuk jam njeri procedurash,marr informacion,ndjek proceset.

Këlliçi: Nga shkesa e Veliajt kur i ka shkuar Ahmetajt, i është kërkuar ndihmë për të gjithë qarkun. Në këtë rast është angazhuar Bashkia e Tiranës. Unë po ua faktoj se Veliaj ka shkelur ligjin. Ju duhet të kishit marrë masat tuaja. Jo të mbroni dikë që iu ka futur në mesele. Si mund t’i bëni avokati këtij vendimi të paligjshëm?

Rama: Më kërkove opinionin tim dhe ta dhashë. Tani çështja është kjo nuk duhet të më thoni ku shkojnë lekët…por ky pastrimi si ndodh? Me frymën e shenjtë? Më vjen mirë që ike 430

LAJMI KRYESOR: Rama për Inceneratorët: Krenar për pastrimin, përgjegjësia para ligjit, individuale

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike

Sondazh

Poll