Politike

Këlliçi: Veliaj favorizoi koncensionin e Tiranës. Rama: Jo, ishte thjesht parimisht dakort

23 Shkurt 2022, 16:49 Nga DOSJA
Këlliçi: Veliaj favorizoi koncensionin e Tiranës. Rama: Jo,

TIRANË– Deputeti Belind Këlliçi ka publikuar një shkresë ku sipas tij kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj pa vendim të Këshillit bashkiak ka rënë dakort për të vijuar me nënshkrimin e kontratës për koncensionin e inceneratorit të Tiranës. Por, kryeministri Edi Rama, i pranishëm në Komisionin Hetimor për Inceneratorët e mohoi këtë gjë. Ai tha se firma e Veliajt tregon që ai është parimisht dakort për t’i dhënë zgjedhje çështjes së mbeturinave në Tiranë, por asgjë më tepër. Sipas Ramës, shkresa të tilla firmosen pafund nga kryebashkiakët, e nuk kanë vlerë kontraktuale. Ndërkohë që Këlliçi këmbëngulte, Rama tha se për të rëndësi kishte pasoja e fundit, pastrimi i Tiranës.

Pjesë nga marrja në pyetje e Ramës: 

Edi Rama: Unë nuk kam arsye që të ushqej injorancën juridike

Belind Këlliçi: Pata përshtypjen

*Rama fet pa mikrofon

Belind Këlliçi: Zoti kryeministër, zoti kryeministër

Joida Tabaku: Zoti Këlliçi, jo po duhet ta dëgjojmë, 

Belind Këlliçi: Zoti kryeministër, zoti kryeministër ju si udhëheqës politik, ju luani politikën e madhe, dua t’i kthehem kësaj kompanie që ka marrë icneneratorin e Tiranës që i keni dhënë tetë pikë bonus. Me firmën tuaj. Tani kjo është një shkresë e kryetarit të bashkisë Tiranë

Edi Rama: Ja ku e kam

Belind Këlliçi: Ja ky është problemi sepse ju keni vetëm një faqe, në faqen e dytë janë nja 240 milionë euro, flitet për Bashkinë Tiranë e qeverinë, ka një detajim financiar për të 30 vitet. Më herët kur patëm zotin Ahmetaj, ai e konsideroi si një transfertë, por unë e konsideroj një pagesë. Pra Erion Veliaj më 27 mars 2017 pa një vendim të Këshillit Bashkiak, sepse e ka për detyrim që ta marrë miratimin. Aty janë shprehur kundër vendimit të zonjës Ballgjini. Unë këtu kam procesverbalin ku thuhet se nuk ka nevojë për zonjën Ballgjini pasi ka mjaftuar urdhri i zotot Veliaj. Ju e kuptoni fare mirë që nuk e kishte as 3/5 e votave të këshillit bashkiak. Unë aludoj që e ka përdorur për të favorizuar këtë projekt sepse po atë ditë u firmos dhe kontrata, ju si kryeministër si e konsideroni? Ma provoni nëse e kam gabim këtë konstatim timin? 

Edi Rama: Këtu do bëjmë pak spekulim nga ana ime, sepse është një pyetje që duhet ta diskutoni me kryetarin e bashkisë, dhe ndërkohë kjo faqja e dytë, duhet verifikuar sa autentikë është 

*Flet Këlliçi pa mikrofon

Edi Rama: Po s’po them që të ka lënë mendja, por po e marr për të mirëqenë, më futët që të flas për gjëra që nuk janë të miat. Në shkresë thuhet se shprehet parimisht dakort, kjo do të thotë që është i gatshëm të diskutohet. Kjo shkresë nuk thotë sipas kësaj bashkëlidhur, më lini ta mbaroj. unë përsëri po them që kryetari i bashkisë ka firmosur një shkresë në parim dhe kjo gjë bëhet, unë kam firmos plot të tilla. Nuk ka këtu kshu, kjo është lidhur atë ditë, është lidhur mbrapa apo për arsye propagande nuk e di, po nuk ka vlerë në aspektin kontraktual, ka zero vlerë. Më dëgjoni pak, në praim është dakort, por procesi është tjetër gjë dhe në këtë shkresë e vetmja gjë që është bërë është disponibiliteti i kryetarit të bashkisë për të hequr plehrat. Angazhimi kontraktual është ajo që bëhet kur burohet nga forndet e Këshillit bashkiak. Fakti që një komision, përfaqësues të këtij pushteti ekzekutiv e të atij vendos paskan pasur debat, tregon që këtu nuk ka pasur organizatë kriminale, sepse atje tregohet që njëri ka thënë kështu e tjetri ashtu. Për mua e rëndësishme është pasoja. Pasoja është pastrimi i Tiranës.

Belind Këlliçi: Më lër ta dal tek pasoja, jua çuan dhe faqen e dytë sapo e lexova unë, sepse kishit vetëm të parën fillimisht, ju thoni që ajo shkresë e marsit 2017 nuk ka pasoja financiare. 

LAJM KRYESOR:LIVE/ Rama për Inceneratorët: Krenar për pastrimin, përgjegjësia para ligjit, individuale

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama komisioni per inceneratoret edi rama komisioni per inceneratoret

Sondazh

Poll