Politike

‘E ke takuar Zoton?’/Rama: Pse ç’më pret?Bëhet nostalgjik për Olldashin: S’mora megafon sot

23 Shkurt 2022, 14:00 Nga DOSJA
‘E ke takuar Zoton?’/Rama: Pse ç’më

TIRANË– Kryeministri Edi Rama pretendon se nuk i ka takuar kurrë as Mirel Mërtirin, as Klodian Zoton dhe as Stela Gungalljan. Gjatë dëshmisë së tij në Komisionin Hetimor, Rama tha se nuk i ka takuar ndonjëherë zbatuesit fizikë të tre kontratave koncesionare për inceneratorët. Ndërsa kujtoi dhe komisionin dikurshëm hetimor, kur ai ishte kryebashkiak i Tiranës, e në krye të tryezës ishte i ndjeri Sokol Olldashi. Në atë Komision, Rama shkoi me megafon që të fliste, episod që e ka përmendur edhe sot.  


PJESË NGA DISKUTIMET:

Jorida Tabaku: Nëse ka pasur takime zyrtare të kryeministrit me zbatuesit e këtyre kontrateve. Kemi marrë një përgjigje që nuk ka ndodhur nga protokolli i kryeministrisë. Ju i keni takuar?

Edi Rama: Mund të bëjë një pyetje vetëm? Se dua të bëjë një sqarim. Në rast se do i kisha takuar çfarë më pret. Për të më thënë një sens.

Jorida Tabaku: Teknika më fik mikrofonin

Edi Rama: Jemi me regji

Jorida Tabaku: Ashtu jeni me regji qendrore. A i keni takuar ndonjëherë për zbatimin e kontrateve dhe për qëllime të tjera?

Edi Rama: Zbatuesit e projekteve janë persona juridikë, nuk takohen. Personi juridik nuk takohen. Këta persona fizikë, unë nuk i kam takuar, por mund t’i kisha takuar. Kam ndjekur punën, se kam parë ndonjëherë si nevojë. Unë takoj të tjerë që ju i akuzoni si gjakpirës të popullit shqiptar. Nuk ka rëndësi kush më takon mua kryeministër. Ka rëndësi kush jam unë. Ndryshe nga ju, që u plakët dhe dorë nuk hoqët, unë kur të shkoj në botën tjetër nuk të kërkojnë konto bankare. Pasuria ime është emri që më kanë lënë të parët, dua tua lëj atyre pas. Ky Komision Hetimor do të harrohet, si u harrua ai tjetëri. Nuk mora megafon dhe nuk mora as pamje. Janë harruar ato. Ka mbetur Tirana dhe një nga punët që janë bërë. Një pyetje ishte për blerjen e kumbulla, me  mijëra euro. Gjenerata e parw i kishte me mijwra, ju i keni me miliona.

LAJMI KRYESOR: Rama dëshmon në Komisionin për Inceneratorët

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama komisioni per inceneratoret edi rama komisioni per inceneratoret

Sondazh

Poll