Politike

“A janë krenarë?”, Këlliçi pyet Ramën për të shpallurit në kërkim, kryeministri: S’i njoh

23 Shkurt 2022, 16:23 Nga DOSJA
“A janë krenarë?”, Këlliçi pyet Ramën

TIRANË– Belind Këlliçi ka kërkuar të dijë se nëse tre personat e shpallur në kërkim, biznesmenët Stela Gugallja, Mirel Mërtiri e Klodian Zoto janë krenarë për impiantët e inceneratorët janë njësoj krenarë si kryeministri Edi Rama për punën e bërë. I pranishëm në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, Këlliçi kërkoi të dinte gjithashtu se përse këta tre persona nuk shkojnë të dëshmojë njësoj si kreu i qeverisë. Në përgjigjen e tij, Rama tha se Gugallen, Mërtirin e Zoton nuk e njeh fare, por kërkoi ‘ndihmë’ nga Këlliçi. Sipas Ramës e rëndësishme në akuza është që të hiqet vjedhja e 430 milionë eurove që pretendohet nga Opozita duke u munduar të ‘manipuluar’ dhe deputetin. Kryeministri e quajti ish-nënkryetare Jorida Tabakun duke u rreshtuar krah Këlliçit e mbështetësve të ish-kryeministrit Sali Berisha, madje shtoi se sipas tij, deputeti nuk e ka përqafuar ‘aritmetikën’ e palës tjetër të Partisë Demokratike të kryesuar nga Lulzim Basha. 

Pjesë nga biseda: 

Belind Këlliçi: Sot kemi tre persona të shpallur në kërkim, ish-ministri Leter Koka ndodhet në burg, a muns të ma shpëjgoni si jeni ju krenarë sepse këta të tre të shpallurit në kërkim, Stela Gugallja, Mirel Mërtiri e Klodian Zoto janë thelbësorë, përse nuk vijnë edhe këta që të dëshmojnë këtu në këtë komision, pse nuk janë edhe ata kaq krenarë sa ju sepse nuk e kuptoj unë ndoshta, jam naiv

Edi Rama: Ju keni folur për një aferë shekulli, që të quhet shekullore duhet të kalonte atë të Rrugës së Kombit dhe ju vu nëj 430 milionë eurosh për tu bërë shekullore. këtu jemi, ta dhashë fjalën deri në fund. Tani çfarë keni thënë ju gjatë gjithë kësaj kohe, ju keni thënë që janë vjedhur 430 milionë euro dhe po administrohen nga grupi kriminal. Tani në bisedën me zonjën Tabaku na del që nuk na qenka edhe aq kështu

Belind Këlliçi: Nuk ka nevojë të citohem, jam këtu, përgjigjuni pyetjeve sepse do të dalë edhe Këlliçi tek 430 milionë euroshi

Edi Rama:Dua që zoti Këlliçi të më dëgjojë sepse nuk më rezulton që ka përqafuar aritmetikën e delegatëve për karrgie, është moment i mirë për ta riparë aritmetikën e aferës. Më ndihmo të lutem, më ndihmo me ish-nënkryetaren, më ndihmo….Njëri këndvështrim i aritmetikës, tjetri kështu. Ju nuk mund të jeni të ndarë kur vjen puna tek karriget dhe të bashkoheni kur vjen puna tek 430 milionëshi, nuk kanë dalë nga asnjë buxhet, janë thjesht dhe vetëm angazhim deri në vitin 2047 ku situata në këtë parlament do të jetë tjetër, uroj që Këlliçi e dikush tjetër të jetë këtu e të bëjë një komision tjetër. Themi 430 milionë për para që janë deri në 2047. Për ata të shpallurit në kërkim, unë i njoh, mund edhe t’i kisha njohur. 

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike

Sondazh

Poll