Aktualitet

U dekretua nga Meta si Guvernator, Sejko te Ekonomia, prezanton OBJEKTIVAT

23 Shkurt 2022, 09:27 Nga DOSJA
U dekretua nga Meta si Guvernator, Sejko te Ekonomia, prezanton OBJEKTIVAT

TIRANË– Gent Sejko, ishte i pranishëm ditën e sotme përballë anëtarëve të Komisionit të Ekonomisë dhe Financave për të dëshmuar për objektivat që do të ketë për mandatin e dytë si guvernator. Përballë deputetëve, Sejko ka shpalosur objektivat e tij në lidhje me prioritet që do të ketë Banka e Shqipërisë. Ai parashtroi përpara anëtarëve të komisionit objektivat e tij në mandatin e dytë si guvernator, duke vënë theksin te stabiliteti i çmimeve si dhe formalizimi i ekonomisë.

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar Gent Sejkon për tu rizgjedhur Guvernator i Bankës së Shqipërisë. Në shkresën e publikuar nga vetë Kreu i Shtetit bëhet me dije se nisur nga fakti që Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë i ka përfunduar mandati në datën 5 shkurt 2022, Meta ka vendosur që Sejko t’i propozohet Kuvendit të Shqipërisë për t`u rizgjedhur si Guvernator i Bankës së Shqipërisë. Në shkresë thuhet se sipas Metës është për t’u nënvizuar roli i Bankës së Shqipërisë për të siguruar, që sektori financiar të mbetet i qëndrueshëm dhe likuid e sipas tij në kushtet kur inflacioni total është rritur për shkak të çmimeve më të larta të ushqimeve dhe energjisë, Banka e Shqipërisë duhet të vazhdojë të monitorojë nga afër zhvillimet.

Gent Sejko u zgjodh në Kuvend si Guvernatori i ri i Bankës së Shqipërisë, me konsensusin e opozitës dhe mazhorancës në vitin 2015. Sejko u miratua me 105 vota pro, 3 kundër dhe 4 abstenime, kandidaturën e propozuar nga Presidenti i Republikës. Votimi i Genti Sejkos në krye të Bankës së Shqipërisë u bë në mënyrë të fshentë dhe pa debate në Kuvend.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Mandati i 2 si Guvernator/ Sejko: Jam i nderuar dhe i motivuar për transformim të Bankës

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike gent sejko sejko te ekonomia 23 shkurt 2022 gent sejko sejko te ekonomia 23 shkurt 2022

Sondazh

Poll

Aktualitet 23 Shkurt 2022, 09:29

Breshëri i madh dje në Berat, publikohen pamjet

BERAT – Dje në Samaticë të Beratit ra një breshër i madh. Sasia e madhe e saj ka mbuluar rrugën dhe hapësirë përreth. Më poshtë mund të ndiqni poshtë pamj...