Aktualitet

Ngacmoi seksualisht 13-vjeçaren, dënohet me 7 vite burg ish-polici Kol Kola

23 Shkurt 2022, 10:09 Nga DOSJA
Ngacmoi seksualisht 13-vjeçaren, dënohet me 7 vite burg ish-polici

LEZHË-Gjykata e Lezhës ka dënuar me 7-vite burg ish-efektivit e policisë Kol Kola, i cili u arrestua në muajin maj të vitit 2021 për ngacmim seksual të një vajze të mitur 13-vjeçare. 63-vjeçari u gjet fajtor për veprën penale “Ngacmim seksual” dhe gjyqtari Ilir Përdeda dha dënimin maksimal për të pandehurin, ndërsa për veprën penale “Kryerja e veprimeve ose dhënia e urdhrave arbitrare” mori pafajësi, pasi gjykata doli në konkluzionin se nuk ka element të veprës penale.

Efektivi i policisë në Lezhë, Kol Kola u vu në pranga pasi akuzohet për ngacmim me të mitur. 62-vjeçari më 29 prill e ka ndaluar të miturën në rrugë dhe i ka thënë se do ta shoqëronte për në komisariat. Ai e ka dërguar në banesën e tij dhe aty ka nisur ta ngacmojë seksualisht duke tentuar përdhunimin. 13-vjeçarja ka kundërshtuar veprimet e efektivit dhe ka arritur t’i shpëtojë nga duart 62-vjeçarit duke vrapuar e tmerruar për në banesën e saj. Bashkë me prindërit, e mitura ka ngritur kallëzimin për Kolën, dhe më pas ky i fundit është arrestuar nga SHÇBA-ja.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet kol kola kol kola

Sondazh

Poll

Aktualitet 23 Shkurt 2022, 09:29

Breshëri i madh dje në Berat, publikohen pamjet

BERAT – Dje në Samaticë të Beratit ra një breshër i madh. Sasia e madhe e saj ka mbuluar rrugën dhe hapësirë përreth. Më poshtë mund të ndiqni poshtë pamj...