Aktualitet

VIDEO/ Salianji: Rama vendos Doshin dhe Dakon në krye të fushatës zgjedhore

23 Shkurt 2022, 09:23 Nga DOSJA
VIDEO/ Salianji: Rama vendos Doshin dhe Dakon në krye të fushatës

TIRANË– Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka vendosur në krye të fushatës zgjedhore Tom Doshin dhe Vangjush Dakon në Durrës. Deputeti Ervin Salianji doli në një konferencë për mediat, aty ku ndau edhe një video në të cilën shihet Doshi përballë qytetarëve. Salianji shprehet se Rama i ka dorëzuar Doshit çelësat e qeverisjes së Shkodrës. Sipas PD-së, Doshi vendos kush hyn në punë, kush bëhet shef dhe drejtor, kush merr tendera, kush bëhet deputet e së fundmi siç e thotë dhe vetë kush kandidon për kryetare bashkie.


DEKLARATA E PLOTË:

Pa miratimin e Tomës asgjë nuk mund të ndodhë në Shkodër. Edi Rama i ka dorëzuar Tom Doshit çelësat e qeverisjes së Shkodrës. Tom Doshi vendos, kush hyn në punë, kush bëhet shef dhe drejtor, kush merr tendera, kush bëhet deputet e së fundmi siç e thotë dhe vetë kush kandidon për kryetare bashkie. Dëgjojeni vetë çfarë thotë ai.Edhe pse i shpallur non grata nga SHBA, Edi Rama e ka emëruar Tom Doshin si drejtues politik dhe shef të fushatës së kandidates së PS në Shkodër. Edi Rama bëri sikur e largoi Tom Doshin pas shpalljes non grata, po çdo shqiptar e di, e më shumë se kushdo tjetër socialistët shkodranë, e dinë se pa miratimin e Tom Doshit asnjl vendim nuk merret në Shkodër. Pyetja që shtohet para socialistëve dhe qytetarëve shkodranë është; A janë ata të gatshëm ti dorëzojnë bashkinë Tom Doshit? A e pranojnë ata që çdo vendim në bashki të merret për llogari të një non grate të SHBA? A ka turp më të madh për socilistët që gjithçka në emër të tyre ta vendosë Tom Doshi? Krahas Tom Doshit në Shkodër, Edi Rama ka aktivizuar edhe Vangjush Dakon në Durrës. Çdo durrsak e di që kandidatja është vegla e Dakos. Socialistëve durrsakë ua zgjedh kandidaten një tjetër non grata nga SHBA. Edi Rama nuk ndahet nga Non-gratat. Sepse pa ta, ai, asnjë dite nuk do të qëndronte në pushtet. Dhe sot gjithë pushtetin ua ka dorëzuar atyre në këmbim të shitblerjes së votave. Sepse këta nuk duan që Shqipëria të ndryshojë!

Fushata elektorale për zgjedhjet e pjesshme ka nisur zyrtarisht! Deri më tani nuk ka pasur asnjë incident.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike ervin salianji partia demokratike tom doshi ervin salianji partia demokratike tom doshi

Sondazh

Poll

Aktualitet 23 Shkurt 2022, 09:29

Breshëri i madh dje në Berat, publikohen pamjet

BERAT – Dje në Samaticë të Beratit ra një breshër i madh. Sasia e madhe e saj ka mbuluar rrugën dhe hapësirë përreth. Më poshtë mund të ndiqni poshtë pamj...