Aktualitet

‘Poker 2’/Lojra fati dhe bixhoz, 4 të arrestuar në Elbasan, kishin kthyer lokalin në kazino

23 Shkurt 2022, 09:34 Nga DOSJA
‘Poker 2’/Lojra fati dhe bixhoz, 4 të arrestuar në

ELBASAN– Katër persona kanë përfunduar në prangat e Policisë së Shtetit, në kuadër të operacionit “Poker 2”, pasi ushtronin lojrat e fatit në lokale dhe ambiente të ndryshme. Në pranga kanë përfunduar: Kadri Krasniqi, 62 vjeç, pronari i lokalit ku ushtroheshin lojërat e fatit; Alfred Haderi, Gëzim Hyseni dhe Robert Baku. Gjithashtu nga Policia u sekuestruan një tavolinë pokeri, shuma parash dhe sende të paligjshme.

NJOFTIMI I POLICISË:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Poker 2”, për goditjen e veprimtarisë së paligjshme në fushën e lojërave të fatit. Operacioni nga Komisariati i Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Forcat Operacionale të DVP Elbasan. Vihen në pranga 4 shtetas, ndër ta edhe pronari i një lokali, i cili e kishte vendosur lokalin në dispozcion për ushtrimin e aktivitetit të kundërligjshëm të lojërave të fatit. Në kuadër të kontrolleve të ushtruara në lokale dhe ambiente të ndryshme, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të ushtrimit të lojërave të fatit, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me shërbimet operacionale të DVP Elbasan, kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasin:

K. K., 62 vjeç, banues në Elbasan, pronari i lokalit ku ushtrohej veprimtaria e kundërligjshme e lojërave të fatit. Gjithashtu u arrestuan shtetasit A. H., G. H. dhe R. B., klientë në lokalin e shtetasit K. K., të cilët u kapën në flagrancë duke ushtruar aktivitetin e kundërligjshëm të lojërave të fatit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një tavolinë pokeri, shuma parash dhe sende të paligjshme. Materialet u rereferuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet elbasan operacioni poker 2 elbasan operacioni poker 2

Sondazh

Poll