Aktualitet

VD/ PD: Ahmetaj dhe Gjiknuri udhëtuan disa herë jashtë vendit me pronarët e inceneratorëve

23 Shkurt 2022, 08:06 Nga DOSJA

TIRANË – Partia Demokratike denoncoi sot se zv/kryeministri Arben Ahmetaj dhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri kanë udhëtuar disa herë jashtë Shqipërisë me dy pronarët e inceneratorëve Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri. Nëpërmjet deputetes demokrate Oriola Pampuri, selia blu pretendon se këto denoncime faktohen nga të dhënat e sistemit TIMS.

Sipas partisë më të madhe opozitare, Ahmetaj ka udhëtuar 12 herë jashtë vendit me Zoton dhe Mërtirin gjatë periudhës 2012-2019, ndërsa ish-ministri Gjiknuri ka udhëtuar me dy pronarët e inceneratorëve 6 herë në vitet 2012-2019.

Partia Demokratike kërkon që Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion t’i shkojë deri në fund zbardhjes së aferës korruptive të inceneratorëve dhe të vendosë përpara drejtësisë personat përgjegjës.


DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ORJOLA PAMPURI

Mirel Mertiri, Klodian Zoto dhe Stela Gugallja nuk ishin të panjohur për qeveritarët dhe ardhja e tyre nuk ishte rastësi. Mjafton të shikoni historinë e udhëtimeve të Ahmetajt dhe Gjiknurit për të kuptuar se ata njiheshin, udhëtonin bashkë me letra që prej 2012, por të dhënat flasin për një njohje më të hershme mes tyre. Gjithçka për aferën e inceneratorëve ka qenë e planifikuar.
Po të hedhim një sy të historikut i udhëtimeve TË ISH-MINISTRAVE AHMETAJ DHE GJIKNURI rezulton se;
? Nga 27 janari 2012 deri më 16 tetor 2019, Arben Ahmetaj ka udhëtuar 12 herë me dy pronarët e kompanive të inceneratorëve Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto.
? Nga 27 janari 2012 deri më 23 korrik 2019, Damian Gjinkuri ka udhëtuar 6 herë me dy pronarët e kompanive të inceneratorëve Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto .
? Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto janë sot në kërkim ndërkombëtar për korrupsion aktiv, pastrim të produkteve të veprës penale, të kryera në bashkëpunim, për aferën korruptive të inceneratorëve. Ndërsa, miqtë e tyre politikanë, të veshur njëri me kostumin e zëvendëskryeministrit dhe tjetri me atë të sekretarit të përgjithshëm të PS-së, vazhdojnë vjedhjet të pashqetësuar.
430 milionë euro janë vjedhur shqiptarëve me dijeni te plotë të Arben Ahmetajt, Damian Gjiknurit, Ëngjëll Agaçit, Erjon Veliaj, Lefter Koka.
Natyrisht asgjë nuk do të ishte e mundur pa dijeninë dhe miratimin e Edi Ramës.
Shqiptarët e kanë parë se si janë vjedhur paratë e shqiptarëve.
Ne inkurajojmë SPAK të ndalojë vazhdimin e vjedhjes dhe të çojë para drejtësisë çdo përgjegjës për këtë vjedhje të shekullit.
Edi Rama është i korruptuar.
Qeveria e tij është e korruptuar.
Me këta në krye, Shqipëria nuk mund të ketë zhvillim.
Shqiptarët duhet ta braktisin të shkuarën dhe të korruptuarit!

Zoto dhe Mërtiri janë shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale: korrupsion aktiv, pastrim të produkteve të veprës penale, të kryera në bashkëpunim, për aferën korruptive të inceneratorëve

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike

Sondazh

Poll

Aktualitet 23 Shkurt 2022, 09:29

Breshëri i madh dje në Berat, publikohen pamjet

BERAT – Dje në Samaticë të Beratit ra një breshër i madh. Sasia e madhe e saj ka mbuluar rrugën dhe hapësirë përreth. Më poshtë mund të ndiqni poshtë pamj...