Aktualitet

VENDIMET e Komitetit të Ekspertëve:Doza e tretë bëhet pas 5 muajsh, izolimi shkon në 5 ditë

23 Shkurt 2022, 09:11 Nga DOSJA
VENDIMET e Komitetit të Ekspertëve:Doza e tretë bëhet pas 5

TIRANË– Komiteti Teknik i Ekspertëve ka kryer disa ndryshime duke marrë në vlerësim situatën aktuale të Covid në vend. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka ndarë me publikun masat e reja që futen në fuqi nga sot. Komiteti ka vendosur të kryejë reduktimin e periudhës së vaksinimit me dozën e tretë përforcuese, nga 6 muaj që është aktualisht, në 5 muaj pas dozës së dytë. Po ashtu do të reduktohet koha e izolimit për personat që janë prekur nga Covid. Sipas ministrisë, kushdo që është i infektuar do të qëndrojë në izolim vetëm 5 ditë.

MESAZHI I MANASTIRLIUT:

Në mbledhjen e Komitetit Teknik të Ekspertëve, për vlerësimin e situatës epidemiologjike, vlerësimin e ecurisë së programit të vaksinimit dhe masave anticovid. Ekspertët e Komitetit Teknik rekomanduan për vlerësim nga Komiteti i Vaksinimit, reduktimin e periudhës së vaksinimit me dozën e tretë përforcuese, nga 6 muaj që është aktualisht, në 5 muaj pas dozës së dytë. Komiteti vendosi të reduktojë kohën e izolimit për të prekurit nga Covid-19 në 5 ditë, sipas Udhëzimeve të Institutit të Shëndetit Publik. Duke theksuar rëndësinë e vaksinimit me dozën përforcuese, rritjen e mbulesës vaksinale për popullatën si dhe duke vlerësuar në dinamikë incidencën e rasteve të reja ditore dhe situatën në spitale, ekspertët e Komitetit Teknik do të ri-vlerësojnë në vijim masat anticovid.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll